U largua me anë të postës, macja kthehet te pronarët pas një jave qëndrimi në kuti
Një familje amerikane nga shteti i Utah mori macen e tyre pasi e dërguan gabimisht me postë në Kaliforni, ku pas një jave jetese në një kuti, ajo u shpëtua nga një punonjës i shërbimit korrier Amazon.
“Galina i do kutitë, është vetëm një pjesë e personalitetit të saj”, tha Kerry Clark, pronarja e maces, e cila pas gati një jave kërkimi për të, mori një telefonatë me lajme të mira nga një veteriner në Kaliforni.
Rezultoi se macja kaloi disa ditë në një kuti me çizme pune dhe mbijetoi sepse kutia kishte vrima që të mund të merrte frymë, raporton BBC.
Pasi Galina u gjet aksidentalisht nga një korrier në Amazon, ai e çoi te veterineri, i cili gjeti informacionin e kontaktit të pronarit duke skanuar mikroçipin e saj.
“Unë nuk e besova atë (veterinerin) në fillim dhe mendova se ishte një shaka,” tha Clark. Edhe pse nuk kishte asgjë për të ngrënë apo pirë për disa ditë, shëndeti i Galinës nuk u dëmtua seriozisht dhe pronarët e saj udhëtuan mbi 1600 kilometra për ta marrë atë.
LEXONI GJITHASHTU:
Britania shpalli Gardën Revolucionare Islamike organizatë terroriste, reagon Irani
Zvicra heton Google për konkurrencën në Android
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 14:42 Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
- 14:36 Tha se do ta kishte “spastruar etnikisht” Kosovën, BE-ja dënon deklaratën e ministres serbe
- 14:30 Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
- 14:27 Britania shpalli Gardën Revolucionare Islamike organizatë terroriste, reagon Irani
- 14:21 Haaland kthehet në Norvegji pas eliminimit nga Kupa e Botës, bëhet sërish viral me “mikun” e tij
- 14:03 Zvicra heton Google për konkurrencën në Android