U largua nga PS, Gjuzi: Balla do të reagojë për largimin e deputetes Koçeku

17 Qershor 2026 | 22:14

Deputetja e Partisë Socialiste, Ilva Gjuzi, e ftuar këtë të mërkurë në emisionin Now me Erla Mëhillin, ka folur edhe për largimin e ish-deputetes së PS-së, Marjana Koçeku, e cila pak ditë më parë njoftoi se nuk do të jetë më pjesë e grupit parlamentar të PS-së, duke zgjedhur të vijojë si deputete e pavarur.

Për këtë rast, Gjuzi u shpreh se grupi parlamentar do të mbajë një qëndrim të përbashkët dhe se nuk duhet që çdo deputet të flasë individualisht për çështje të tilla.

“Do kemi një qëndrim si grup parlamentar, që mendoj që një grup që funksionon siç duhet, nuk flet secili me kokën e vet. Ekipi ka disa rregulla etike dhe morale. Kryetari i grupit parlamentar do dali me një qëndrim të grupit. Patjetër kemi bërë një diskutim ditën e hënë për çfarë ka ndodhur, që për largimin e saj që ka dalë e pavarur.

Unë personalisht nuk merrem me komentet e bëra nëpër rrjetet sociale, mendoj që grupi parlamentar është një institucion më vete, ku çfarë ka për t’u diskutuar duhet diskutuar aty dhe gjithësecili më vonë mund të dali dhe të japi qëndrimin e vetë”, u shpreh ajo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s

Është publikuar fotoja familjare nga darka shtetërore e organizuar nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në nder të krerëve të shteteve dhe qeverive pjesëmarrëse...
22:01 | 07/07/2026

Sot dita e 38-të e protestës, qytetarët i drejtohen Kryeministrisë për të mbajtur fjalimet e tyre

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 38-të radhazi. Si çdo pasdite, edhe këtë të hënë, rreth orës...
19:54 | 07/07/2026

Shtetësia shqiptare humb interes, aplikimet për azil në rritje

Shtetasit e huaj që kërkojnë të marrin pasaportën shqiptare kanë ardhur në rënie gjatë vitit 2025. Të dhënat e INSTAT tregojnë se shtetësinë shqiptare e...
19:41 | 07/07/2026