U larguan nga qendra sociale, gjenden dy nga tre të miturit, policia vijon kërkimet
Përgjegjësi i një qendre sociale në Elbasan denoncoi të premten largimin nga ambientet e kësaj qendre të tre shtetasve të mitur, dy 13-vjeçarë dhe një 14-vjeçar.
Policia bën me dije se pas 24-orësh kërkimesh ka mundur të gjejë dy prej adoleshentëve, ndërkohë që vijon puna për gjetjen e të miturit të tretë.
13-vjeçari dhe 14-vjeçari i janë kthyer qëndrës sociale ndërkohë që materialet në lidhje me rastin u referuan në prokurori për veprime të mëtejshme.
Ende nuk dihen shkaqet që shtynë adoleshentët të largohen nga qendra sociale.
“Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme për largimin nga një qendër sociale të shtetasve të mitur, ju informojmë se janë gjetur dhe i janë dorëzuar qendrës, në gjendje të mirë shëndetsore, një 14-vjeçar dhe një 13-vjeçar. Vijon puna për gjetjen e 13-vjeçarit tjetër”, njofton policia.
LEXONI GJITHASHTU:
Si jepen komentet negative ndaj bizneseve? Eksperti: Ja si paguhen “bot”-et elektronike
Dita e 45-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”
Aksident i rëndë në Cërrik, makinat përplasen “kokë më kokë”! Rregjistrohen dy viktima
- 19:54 Trump: Sanksionet ndaj Rusisë mund të zgjerohen, do të synojmë edhe Iranin dhe Hezbollahun
- 19:49 Si jepen komentet negative ndaj bizneseve? Eksperti: Ja si paguhen “bot”-et elektronike
- 19:46 Si është prishur armëpushimi SHBA-Iran gjatë javëve të fundit
- 19:40 Dita e 45-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”
- 19:33 Skandali në familjen mbretërore norvegjeze! Djali i Princeshës së Kurorës lirohet nga burgu, do të qëndrojë në arrest shtëpie
- 19:25 Aksident i rëndë në Cërrik, makinat përplasen “kokë më kokë”! Rregjistrohen dy viktima