“U lidhëm me Dritan Gjikën”- Alibej: Endritin e vranë pasi porositëm 530 kg kokainë
Bashkëpunëtori i drejtësisë, Erion Alibej, në dëshminë e tij para GJKKO-së, tregoi këtë të martë marrëdhëniet me personat e përfshirë në trafikun ndërkombëtar të kokainës.
Alibej tha se vëllai i tij, Endrit Alibej, kishte arritur të siguronte lidhje me narkotrafikanin Dritan Gjika, duke nisur transferimin e dërgesave të mëdha të kokainës.
Ai shtoi se përpara se të vritej Endriti, kishin porositur 530 kg kokainë për në Turqi, e cila u kap në port duke i sjell falimentimin në biznesin e drogës.
“Në atë periudhë, unë dhe Endriti kishim nisur një marrëveshje biznesi. Me drogë, normalisht, por nuk kemi qenë të përfshirë kurrë në vrasje. Kemi pasur lidhje me njeriun më të rëndësishëm, u lidhëm me Dritan Gjikën Endriti dhe shtetasi turk që u vra, mik i familjes sonë, kishim nisur një ngarkesë prej 530 kg kokaine për në Turqi. Kishim investuar gjithçka aty”, ka deklaruar Alibej.
Sipas tij, ngarkesa ishte nisur përmes portit të Mersinit, por për shkak të vrasjes së të vëllait dhe shtetasit turk ajo u sekuestrua nga autoritetet.
“Ekzekutimi i familjes time ishte një goditje fatale. Këta njerëz kishin përgjegjësinë e nxjerrjes së ngarkesës nga porti i Mersinit. Ajo ngarkesë u sekuestrua dhe nuk u arrit të dilte jashtë, m’u vra vëllai dhe turku, miku ynë. Ngarkesa arriti rreth dy javë pas vrasjes. Ishte e qartë që donin të na nxirrnin jashtë loje. Kishin interes të madh ta bënin këtë. Më shkatërruan edhe ekonomikisht. Shkova deri për bukë goje. Por hiqja sikur kisha shumë lekë, ndërkohë nuk kisha asgjë”, vijoi ai.
Në dëshminë e tij, Alibej tha se më pas kishte emigruar në Angli, ku kishte rifilluar aktivitetin e trafikut të drogës.
“Me dy shokë të mi lidhëm një punë në Angli, kam punuar shumë me kokainë, u përmenda në të gjithë Londrën. Më dhanë mundësi të punoja atje. Gjithçka që fitoja e shkriva. Isha i fokusuar vetëm te siguria ime dhe planet. Nga shtëpia i bëja punët me telefon. Ka shumë njerëz që më kanë mbetur miliona euro borxh”, ka shtuar ai.
Në fund, ai ka mohuar pretendimet se ka pasur konflikt me grupin e vëllezërve Çopja për një “gabim” të Endritit lidhur me 50 kg drogë: “Është shpifje që Çopjat thonë se u bë ‘gol’ nga Endriti për 50 kg. Ata kanë bërë shumë lekë nga kjo ngjarje.”
Dita e 47-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. U bashkohen edhe studentët e veshur me pelerinat e diplomimit
Aksident i rëndë në Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari pasi makina del nga rruga
Helmimi i Akademisë së Sigurisë, AKU: Analizat janë në rregull, zhbllokoni aktivitetin e SORI-AL
- 21:15 SHBA ul kohëzgjatjen e vizave për studentët dhe gazetarët e huaj
- 20:54 Nga burgimi i përjetshëm në 30 vite: Supremja i ul dënimin Edmond Lajqit për vrasjen e bashkëshortes
- 20:39 Rritjet e çmimeve, Shtëpia e Bardhë: Është çrregullim i përkohshme në tregun e naftës
- 20:22 Dita e 47-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. U bashkohen edhe studentët e veshur me pelerinat e diplomimit
- 20:15 Nga biznesi privat te drejtimi i kompanive shtetërore: Kush është kryeministri i ri i Ukrainës?
- 20:12 Nikaragua ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Italinë, shkak çështja e një vrasjeje të vitit 1978