U liruan nga Hamasi pas marrëveshjes, 8 pengje izraelitë mbërrijnë në spital
Ditën e sotme nisi marrëveshja 4 ditore e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit, pjesë e të cilës ishte edhe lirimi i të burgosurve nga Izraeli dhe pengjeve nga Hamasi.
Sipas burimeve nga mediat e huaja, bëhet me dije se dy helikopterë mbërritën në një spital izraelit që besohet se po transportonin pengjet e liruara.
Po ashtu mësohet se katër fëmijë dhe katër gra u transferuan në Spitalin e Fëmijëve Schneider, në qytetin Petah Tikva, në lindje të Tel Avivit.
Sipas një deklarate të përbashkët nga spitali dhe Ministria e Shëndetësisë, nga ekzaminimi paraprak u konstatua se shëndeti i tyre fizik ishte i mirë.
Kujtojmë se në total u liruan 13 pengje izraelite dhe 39 të burgosur palestinez gjatë ditës së sotme.
Pritet që lirimi i pengjeve të vijojë edhe në ditët në vijim dhe Izraeli ka deklaruar që mund të zgjasë marrëveshjen e armëpushimit, nëse Hamasi do të vijojë deri në lirimin e plotë të pengjeve.
Por nga ana tjetër, Izraeli ka deklaruar po ashtu se ofensiva në Gaza do të vijojë sërish pas armëpushimit, deri në asgjësimin e plotë të Hamasit.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë