U nda nga partneri pas 10 vjetësh, Meloni: Eci me kokën lart

23 Tetor 2023 | 10:02

“Jam mirë, jam shumë mirë, e bëj punën time si gjithmonë”. Kështu i është përgjigjur Kryeministrja italiane ditën e djeshme gazetarëve në lidhje me vendimin e ndarjes së saj nga bashkëshorti, Andrea Giambruno.

“Nuk ka asnjë pjesë politike, nuk e di çfarë nuk është e qartë për faktin që nuk dua të flas më për këtë”, – i ka thënë ajo më tej gazetarëve.

I gjithë opinioni publik u trondit kur Meloni ditën e premte lajmëroi fundin e martesës së saj 10-vjeçare me Andrea Giambrunon. 43-vjeçari me profesion gazetar një ditë më parë u filmua teksa bisedonte me një vajzë për të kryer marrëdhënie seksuale.

“Marrëdhënia ime me Andrea Giambrunon, e cila zgjati gati dhjetë vjet, përfundon këtu. E falënderoj për vitet e mrekullueshme që kaluam së bashku, për vështirësitë që kaluam dhe që më dha gjënë më të rëndësishme në jetën time, që është vajza jonë Ginevra. Rrugët tona kanë kohë që kanë marrë drejtime të ndryshme dhe tashmë ka ardhur koha ta pranojmë atë”-shkruante kryeministrja italianë në rrjete sociale.

Meloni dhe Giambruno, të cilët u njohën në një studio televizive në vitin 2014, kanë një vajzë shtatëvjeçare. 42-vjeçari ishte prezantues i një programi që transmetohet në rrjetin televiziv ‘Mediaset’, pjesë e grupit mediatik në pronësi të trashëgimtarëve të të ndjerit Silvio Berlusconi, ish-Kryeministër dhe aleat i zonjës Meloni.

Javen qe shkoi një tjetër program televiziv satirik që trajton çështje aktuale në Mediaset transmetoi pamje video ku shfaqej Giambruno duke përdorur gjuhë vulgare ndaj një kolegeje grua, ndërsa e pyeste në mënyrë retorike: “Pse nuk të kam takuar më parë?!.

Në një regjistrim të dytë audio të transmetuar të enjten, ai dëgjohej tek thoshte se kishte një marrëdhënie me dikë si dhe duke u thënë kolegeve gra, se mund të punonin me të vetëm nëse përfshiheshin “në marrëdhënie seksuale” në grup.

Gazetari televiziv u kritikua gjerësisht në muajin gusht për komentet që u interpretuan nga shumë si fajësim i viktimave, pas një rasti përdhunimi në grup. Vete Mediaset tha më vonë të premten se ai kishte rënë dakord me kompaninë që të mos ishte pjesë e programit javën e ardhshme. Një person që ka dijeni mbi këtë çështje tha se ‘Mediaset’ po shqyrtonte nëse gazetari kishte shkelur kodin e brendshëm të sjelljes.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026