“U ndalua në kafe në Dhërmi”-Detaje nga arrestimi i Goros: SPAK e monitoronte

23 Mars 2024 | 20:28

Pasditen e sotme është arrestuar me urdhër të SPAK, kryebashkiaku në detyrë i Himarës, Jorgo Goro. Arrestimi i tij ka ardhur pas një kallëzimi penal të bërë më herët nga Fredi Beleri, i cili e akuzon për tjetërsim pronash.

Gazetarja e Euronews Albania, Greta Haskaj tha  për “Review” se në momentin e arrestimit kryebashkiaku ka qenë në Dhërmi në një lokal, i shoqëruar nga 4 persona të tjerë.

“Sipas burimeve jo zyrtare pasditen e sotme rreth orës 17:45 është arrestuar ndërsa ishte në ambientet e një lokali në Dhërmi. Pronarët e lokalit nuk kanë dashur të prononcohet. Megjithatë ajo që bëhet e ditur është se pasditen e sotme në këtë lokal së bashku me Jorgo Goron ishin edhe katër persona të tjerë. Ai u arrestua nga agjentët e SPAK, ndërsa ka qenë edhe më herët në monitorim”,-tha gazetarja.

Kujtojmë se ditën e sotme për të njëjtën çështje janë arrestuar edhe katër zyrtarë të tjerë, tre prej të cilëve janë nën masën arrest shtëpie, ndërsa Jorgo Goro dhe Stavri Mëhillit iu caktua masa arrest me burg.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sulm me thikë në një shkollë në Gjermani, 16-vjeçari plagos rëndë dy nxënëse

Dy nxënëse janë plagosur rëndë pasi një 16-vjeçar i sulmoi me thikë në oborrin e një kompleksi shkollor në Schongau, në jugperëndim të Mynihut në...
17:08 | 08/07/2026

Përplasja Trump-Spanjë në NATO, Sanchez: Me Trump folëm për Botërorin dhe pa tensione

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, tha se diskutoi për Kupën e Botës me presidentin amerikan Donald Trump gjatë Samitit të NATO-s në Ankara, duke shmangur...
16:56 | 08/07/2026

Dorëhiqet trajneri më i suksesshëm i Kroacisë, Daliç mbyll kapitullin 9-vjeçar

Trajneri i Kombëtares së Kroacisë, Zlatko Daliç, ka dhënë dorëheqjen nga posti i përzgjedhësit, duke i dhënë fund një periudhe nëntëvjeçare në krye të “Vatrenëve”,...
16:05 | 08/07/2026