U ndalua nga policia, reagon Rezart Veleshnja: Makinën thjesht e kam përdorur…
Aktori i humorit Rezart Veleshnja i cili u ndalua nga policia e Durrësit këtë të premte ka reaguar me anë të një video-mesazhi të publikuar në Instagramin e tij.
Ai ka hedhur poshtë lajmin se akuzohet se i ka marr nëpërmjet mashtrimit makinën një personi. Sipas aktorit këto lajme kanë dalë për shkak se ai ka përdorur një automjet që më pas ka humbur, por aktori refuzon të ketë pasur lidhje me “zhdukjen” e makinës.
“Ju përshëndesim nga Pogradeci! Ideja është që është një automjet që e kam përdorur unë. Ai automjet kishte humbur, ndërkohë që unë thjesht e kam përdorur.
Dhe sot e kësaj dite është gjetur se kush e ka pasur. Kaq! Nuk ka asnjë gjë këtu, jo u arrestua jo… turp! Ishte një automjet që kishte humbur, kaq! E kam përdorur dikur, por unë s’kam lidhje më me atë makinë pasi e kam hequr”,-shprehet aktori.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës ndaluan shtetasin Rezart Veleshnja, banues në Tiranë, pas dyshohet se me anë të mashtrimit, i ka marrë një automjet, shtetasit Y. T., dhe më pas e ka shitur”, thuhej në njoftimin e policisë.
Sips informacioneve për Euronews Albania gjykata ka caktuar masën detyrim paraqitje për aktorin.
LEXONI GJITHASHTU:
I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Spanja, arrestohet në Malësinë e Madhe 39-vjeçari (EMRI)
Insektet po dëmtojnë të mbjellat, nis spërkatja me dron për të “shpëtuar” punën e fermerëve në Maliq
Mbi 40 gradë celsius, korriku mbyllet me ditë të nxehta e temperatura ekstreme
- 11:40 I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Spanja, arrestohet në Malësinë e Madhe 39-vjeçari (EMRI)
- 11:33 “Malvinas janë argjentinas”, Shtëpia e Bardhë në mbrojtje të Argjentinës për banderolën për Ishujt Falkland
- 11:18 Insektet po dëmtojnë të mbjellat, nis spërkatja me dron për të “shpëtuar” punën e fermerëve në Maliq
- 11:05 Mbi 40 gradë celsius, korriku mbyllet me ditë të nxehta e temperatura ekstreme
- 10:57 Irani: Disa raketa amerikane goditën pompat e ujit të shkripëzimit në Bonji, 20 fshatra pa ujë
- 10:52 896 zjarre aktive në Kanada, mbi 200 prej tyre jashtë kontrollit