“U njoha me Zenunin ditën e fejesës”, Vjollca me ‘çantën n’krah’ rrëfen jetën e saj
Vjollca dhe Zenuni u bënë shumë të njohur me historinë e tyre në një emision televiziv, para pak muajsh, ku gruaja kërkonte të drejtat e saj edhe pse nuk jetonte më me bashkëshortin.
Debati i saj dhe kërkesat që kishte u bënë virale në rrjetet sociale, ndërsa sot për emisionin “Real People” në Euronews Albania, Vjollca ndryshe nga herët e tjera ka rrëfyer jetën e saj.
Vjolla foli për jetën e saj personale, ku tregoi se bashkëshortin e pa për herë të parë ditën kur u fejua.
Më tej, ajo theksoi se fëmijën e parë e solli në jetë në moshën 24-vjeçe, një vit pasi u martua.
“Kam qenë 24 vjeç kur jam bërë nënë, 1 vit pasi jemi martuar. Zenuni më mban në pëllëmbë të dorës. Unë kam punuar gjithmonë, edhe Zenuni punonte. Unë Zenunin e kam parë ditën kur jam fejuar. Më pas vinte te puna. Ka qenë shumë i bukur. Herën e dytë më ngjiti pak”- tha ajo.
Ajo tha se Zenuni ishte shumë punëtor dhe që gjithmonë e ka ndihmuar në punët e shtëpisë.
“Sapo kishte ardhur nga ushtria, ishte i shëndoshë. Në atë kohë i donin gratë e shëndosha, por unë isha elegante. Nuk më mërziste, ishte çun punëtor, kishte të gjitha anët pozitive. Më ndihmonte me punët”- shtoi më tej Vjollca.
LEXONI GJITHASHTU:
Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit