U përlesh me grushte me deputetin socialist, reagon Nallbati. PS kërkon përjashtime
Deputeti i PD, Bledjon Nallbati, gjatë një prononcimi të shkurtër për mediat nga Kryesia e Kuvendit, u pyet në lidhje me përleshjen fizike që pati me deputetin socialist Vullnet Sinaj në Kuvend.
Në deklaratën e parë pas ngjarjes, deputeti demokrat tha se nuk ia vlen të merremi me një incident që nuk nderon askënd.
Sakaq burime bëjnë me dije se PS po mbledh firmat për të drejtuar kërkesën në Sekretariatin e Etikës për përjashtimet e deputetëve të PD, që dje nuk lejuan zhvillimin normal të seancës.
Konfrontimi fizik mes deputetit Nallbati dhe kolegut të Partisë Socialiste, Vullnet Sinaj, ndodhi në nisje të seancës plenare, teksa opozita po përpiqej të bllokonte punimet e parlamentit.
Teksa Sinaj ishte duke folur në lidhje me problematikat e zgjedhësve në zonë, deputeti Nallbati që ndodhej aty pranë shkoi dhe i fiku mikrofonin.
Ky incident bëri që dy deputetët të përfshiheshin në përplasje fizike. Ishte garda dhe kolegët e tjerë të parlamentit ata të cilët qetësuan situatën dhe ndaluan përshkallëzimin e konfliktit.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta