English

U përplas nga “Benzi”, ndërron jetë 15-vjeçari në Sarandë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

15-vjeçari i identifikuar si E.Ç që u përplas nga “Benzi” ndërsa po shtynte një makinë tjetër ka humbur jetën.

- Advertisement -

Policia bën me dije se automjeti tip ‘Benz’ me drejtues Elidon Ali po udhëtonte me drejtim Sarandë -Ksamil, teksa një tjetër automjet me drejtues David Cepa udhëtonte po në të njëjtin drejtim ka pësuar defekt.

Për rrjedhojë mjeti i drejtuar nga Cepa është shtyrë nga shtetasit E.Ç 15-vjeç dhe David Çepa në një aks pa ndriçim, kur janë përplasur nga mjeti “Benz”.

15-vjeçari i cili së bashku me Çepën u nisën në spital, nuk ka arritur dot t’i mbijetojë plagëve të marra, ku dhe ka humbur jetën. Sakaq David Çepa, ndodhet në spital.

Drejtuesi i automjetit tip “Benz”, shtetasi Elidon Ali, është shoqëruar në Komisariatin e Sarandës, për veprime të mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po kryen veprimet në lidhje me sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

LEXONI GJITHASHTU: 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?