U përplas nga makina në Durrës, humb jetën 50-vjeçari

3 Maj 2024 | 19:33

Një person ka humbur jetën në një aksident të ndodhur pasditen e së premtes në Durrës.

Ngjarja ndodhi në rrugën ‘Vëllazërimi’ të qytetit bregdetar, ku një automjet përplasi 2 persona, njëri me biçikletë dhe tjetri me motor të cilët mbetën të plagosur rëndë.

Për shkak të plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital shtetasi F. Gj, rreth 50 vjeç i cili udhëtonte me biçikletë, ndërsa shtetasi Sh. S i cili udhëtonte me motor ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit, shtetasi L. Z, është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është shpallur në kërkim nga policia.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

23 motoçikleta të reja për Policinë e Shtetit, u blenë me fondet nga pasuritë e konfiskuara të krimit

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, morën pjesë në ceremoninë e prezantimit të 23...
18:56 | 07/07/2026

Gjykata liron katër efektivët e FNSH-së të arrestuar për arratisjen e Hasan Verracakut

Katër efektivët e Njësisë së Sigurisë Kombëtare (FNSH), të arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) pas arratisjes së Hasan Verracakut nga masa e sigurisë...
18:40 | 07/07/2026

Masat ndaj sezonit të zjarreve, nga 22 qershori 160 zjarre në të gjithë vendin

Në Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile u mblodh Komisioni Teknik Këshillimor për masat ndaj sezonit të zjarreve ku u analizua situata e krijuar nga temperaturat...
18:05 | 07/07/2026