“U prek foleja”- Avokati: Meta duhet të hetohet për 43 afera të rënda korruptive

23 Shkurt 2023 | 13:39

Avokati Idajet Beqiri foli nga studio e Euronews Albania në lidhje me marrjen në pyetje nga SPAK të Ilir Metës për çështjen CEZ-DIA.

Beqiri tha se reforma në drejtësi ka prekur folenë e grerëzave të politikës dhe tani po hetohet korrupsioni galopant i 30-viteve.

Avokati theksoi se Meta nuk duhet të hetohet vetëm për çështjen CEZ-DIA, por edhe për 43 afera të rënda korruptive.

“Foleja e grerëzave është prekur tani nga reforma në drejtësi. Grerëzat tani janë të detyruara të dalin nga foleja, në kuptimin që do të hetohen. Incenaratorët janë shumë pak, sa ka shumë tendera dhe koncesione janë dhënë që duhen hetuar. Nuk është vetëm CEZ-DIA, Gërdeci apo 21 janari, pasi jemi një vend që jemi vjedhur në mënyrën më galopante. Është vrarë dhe varfëruar në mënyrë galopante ky vend nga klasa politike.

Meta nuk është problem se ka vetëm këtë, nuk është problem i vetëm CEZ DIA për Metën. Po çfarë do thotë Meta për florin? Janë 43 afera të rënda korruptive, duke filluar nga Banka e Kursimit, nga Profarma dhe mjetet shkollore, etj… Ai hidhet përpjetë se e di që pas kësaj janë dhe 43 të tjera”, tha avokati.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Kretë mes një ambulance dhe një makine, humb jetën pacienti që po transportohej

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e së dielës në Bulevardin Mournia në Hania të Kretës, ku një ambulancë e EKAB-it, e cila...
11:09 | 19/07/2026

Facebook dhe Instagram jashtë funksionit, mijëra përdorues raportojnë probleme

Facebook dhe Instagram janë përballur me probleme teknike mëngjesin e së dielës, duke lënë mijëra përdorues në mbarë botën pa akses në platformat e tyre....
10:41 | 19/07/2026

Zbulohet arsenal armësh në Manzë, arrestohet 20-vjeçari

Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin e koduar “Baza”, duke zbuluar një ambient që dyshohet se përdorej për ruajtjen e armëve dhe furnizimin e grupeve...
10:03 | 19/07/2026