U raportua si vetëvrasje, zbardhet ngjarja pas 7 vitesh: Në kërkim ish-partnerja

29 Prill 2025 | 11:23

Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg në mungesë për Kejsi Spahillarin si e dyshuar për pjesmarrje në vrasjen e të riut Antonio Karafili 7 vite më parë në Voskopojë i cili u gjet i varur në një pemë.

Edhe pse ngjarja u regjistrua dhe u hetua si vetëvrasje, pasi 18-vjecari Antonio Karafili u gjet i varur me çarçaf në një pemë në fshatin Voskopojë, prokuroria vijoi hetimet duke mbledhur prova dhe vlerësuar indiciet, të cilat krijonin dyshime për implikim në ngjarje të së dashurës së Antonios, Kejsi Spahillari dhe një të riu tjetër, Rexhep Vathit.

Sipas prokurorisë, nga provat biologjike dyshohet se Rexhep Vathi dhe Kejsi Spahillari e kanë mbytur Antonio Karafilin dhe e kanë varur në pemë me një çarçaf, duke e bërë të duket si vetëvrasje.

Motivi i krimit dyshohet të jetë lidhja paralele që Kejsi Spahillari kishte me viktimën dhe Rexhep Vathin.

Pas krimit, Spahillari emigroi në Kanada, ndërsa në gusht të 2024, Rexhep Vathi vrau veten.

Prokuroria e Korçës ka nxjerrë urdhrin e arrestit për Spahillarin, ndërsa gjykata e Korçës caktoi masën e sigurisë arrest me burg në mungese për akuzën e vrasjes me dashje në bashkëpunim.

Pas kësaj, pritet që Prokuroria e Korçës të procedojë me urdhër arresti ndërkombëtar për Kejsi Spahillarin, e cila prej disa vitesh jeton në Kanada ku ka krijuar familje.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026