U refuzua në garën e PD, Ervin Salianji: Partia po trajtohet si pronë personale

30 Prill 2026 | 22:16

Ervin Salianji ka reaguar pasi u refuzua nga gara për kryetar në Partinë Demokratike. Nëpërmjet një statusi në rrjetin e tij social ai shkruan se ,  Partia Demokratike është pasuri e shqiptarëve e si e tillë ajo nuk mund të jetë  pronë private.

“Sot u konsumua një akt i padëgjuar ndonjëherë në historinë politike: refuzimi i pranimit të dokumenteve të kandidimit  për kryetar të Partisë Demokratike.

Ky nuk është thjesht një vendim procedural. Është prova më e qartë se Partia Demokratike po trajtohet si pronë personale dhe jo si një aset publik i ndërtuar me sakrificë nga mijëra demokratë. Kur ndalohet gara, nuk mbrohet partia por mbrohen interesat e ngushta të një grupi që vetëm ka frikë: ka frikë nga vota, ka frikë nga drejtësia, ka frikë nga e kaluara. Unë nuk kam kërkuar privilegje. Kam kërkuar garë. Partia Demokratike është më e madhe se çdo individ që tenton ta mbajë peng”, shkruan ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile

Analisiti Artan Hoxha i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me miratimin e marrëveshjes së...
22:03 | 27/07/2026

“Më erdhi keq për çfarë ndodhi”, Erla zbulon bisedën me Shehajn që bëri me punonjësen e Kuvendit

Një incident është regjistruar këtë të hënë ku një punonjëse e Kuvendit është rrëzuar nga shkallët teksa po ndiqte deputetin dhe kreun e Partisë Mundësia,...
21:41 | 27/07/2026

Mori një kopje të marrëveshjes së huasë me SHBA-në, Rama i reagon Shehajt: Dëshmoi se vesi del me shpirtin

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me incidentin e regjistruar këtë të hënë ku deputeti dhe kreu i Partisë Mundësia,...
19:38 | 27/07/2026