“U riktheva aty ku hodha hapat e parë”, Edlir Tetova prezantohet te Teuta

29 Maj 2026 | 15:20

Teuta ka zyrtarizuar emërimin e Edlir Tetovës në krye të pankinës ndërsa klubi durrsak e konfirmoi marrëveshjen këtë të premte përmes një videoje të publikuar në kanalet zyrtare.

“Klubi i Futbollit Teuta ka kënaqësinë të prezantojë zyrtarisht z. Edlir Tetova në krye të pankinës sonë. Një rikthim aty ku nisi gjithçka, i gatshëm për të udhëhequr skuadrën drejt objektivave dhe sukseseve të reja. I urojmë punë të mbarë dhe suksese në krye të ekipit”, thuhet në njoftim.

Videoja prezantuese mbyllet me mesazhin e vetë Tetovës.

“U riktheva aty ku hodha hapat e parë në futboll. Bashkë për gjithçka”, thotë ai.

Tetova rikthehet te Teuta pas eksperiencës së suksesshme me Egnatian, skuadër me të cilën arriti të fitojë titujt më të rëndësishëm në futbollin shqiptar.

Trajneri vlerësohet për rezultatet pozitive në arenën vendase, ndërsa sfida europiane mbetet objektivi që nuk arriti ta finalizonte, pasi Egnatia nuk mundi të siguronte kualifikimin në fazën e grupeve të kompeticioneve europiane.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000

Si sot 26 vite më parë, në një pasdite të zakonshme korriku në Paris, moti ishte i kthjellët dhe në aeroportin “Charles de Gaulle” rreth...
21:58 | 25/07/2026

Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka garantuar se shteti do të jetë i pranishëm për të rindërtuar dhe riparuar zonat e prekura nga zjarret e...
21:48 | 25/07/2026

Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë

Një ekspeditë speleologjike në shpellën “Sterra e Kujunxhiut”, pjesë e Parkut Kombëtar të Llogarasë, ka zbuluar një zgavër të re me thellësi rreth 70 metra,...
21:37 | 25/07/2026