U rrah keq në burg në 2016, vdes shqiptari i dënuar për vrasje të dyfishtë në Itali
Shqiptari që tronditi Italinë me vrasjen e dyfishtë në zonën Komo në vitin 2014, Dritan Demiraj, ndërroi jetë të enjten e kaluar në spitalin e Parmës, ku qëndronte prej shumë kohësh në koma.
Sipas mediave të huaja, Demiraj u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e ish-të dashurës rumune, Lidia Nusdorfi dhe të të dashurit të saj, Silvio Mannina.
Më pas në qeli, gjatë vitit 2016, Demiraj u masakrua në korridoret e burgut nga një rumun ish-boksier, me grushta dhe shkelma. Që prej atij momenti, Demiraj nuk mbante mend më asgjë, as të afërmit e tij dhe as vrasjet e kryera dhe truri i tij ishte shndërruar në atë të një fëmije, që ka nevojë për përkujdesje të vazhdueshme.
Ish-të dashurën rumune, Demiraj e vrau duke e qëlluar me thikë 11 herë në stacionin Mozzate në Komo, ndërsa të dashurin e saj, e joshi me anë të një kurthi në Rimini së bashku me partneren e tij Monica Sanchi, e cila mori pjesë në krim.
Shqiptari bashkë me të dashurën masakruan, Silvio Manninën duke e hedhur më pas trupin e tij në kënetën Laggo Azzurro të Santarcangelo. Prandaj dhe rrahja barbare e Demirajt në korrideret e burgut u pa si shenjë hakmarrje prej boksierit rumun.
Më pas, prej kushteve klinike të pakthyeshme, Gjykata e Apelit të Bolonjës, vendosi duke zbatuar edhe reformën e Orlandos se nuk kishte më vend që ai të vijonte burgimin, pasi ishte shpallur i paaftë për të kuptuar. Ish-e dashura, Monica Sanchi që bashkëpunoi në krim u dënua me 30 vite.
Edhe ajo u përball me një fat të keq, pasi në vitin 2019 ndërroi jetë për shkak të një tumori, që e mbajti në shtrat në gjendje paralize për një kohë të gjatë.
“Unë nuk jam një përbindësh, mos më gjykoni shumë ashpër”, ishte përgjëruar ajo para se të vdiste. Ajo u zotua se nëse do të kthehej pas në kohë, do ta ndalonte Dritanin të vriste dy persona.
“Mallkimi im ishte të kaloja rrugën e tij. Ta kisha dashur atë,” tha ajo.
Ndërkohë Sadik Dine, daja i Dritanit, vuan dënimin si bashkëpunëtor, me burgim të përjetshëm në burgun e Ferrarës, i cili u bë përfundimtar në Gjykatën e Lartë pasi Gjykata e Apelit rrëzoi dënimin pesëvjeçar të Shkallës së Parë për fshehjen e kufomës.
Ish-peshkatari Dine ka mohuar të ketë ndihmuar nipin në vrasjet e tij, por sipas dëshmisë së Sanchit, ai kishte ndihmuar në zhdukjen e trupit të Manninas në kënetë dhe ka marrë pjesë aktive në krim.
Me 28 vjet është dënuar një tjetër bashkëpunëtor i Demirajt për këto ngjarje kriminale. Bëhet fjalë për një ish-mikun e tij, i cili ka qenë i mitur në kohën kur këto ngjarje ndodhën. Por ai deklaroi se ishte i pafajshëm dhe ka vijuar të mbajë këtë qëndrim.
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë