U shpallën fillimisht të vdekur, trupat e 6 pengjeve izraelitë merren nga Gaza
Trupat e gjashtë pengjeve izraelite janë marrë nga Gaza gjatë një operacioni ushtarak gjatë natës, thanë autoritetet izraelite të martën.
Në një njoftim të përbashkët, Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) dhe agjencia e sigurisë e Izraelit (ISA) bënë të ditur se emrat e tyre,mes të cilëve: Yoram Metzger, Alexander Dancyg, Avraham Munder, Chaim Peri, Nadav Popplewell dhe Yagev Buchshtab.
Të gjithë, përveç Munder, ishin shpallur të vdekur muajt e fundit nga ushtria izraelite.
“Sonte forcat tona kthyen trupat e gjashtë prej pengjeve tanë që mbaheshin nga organizata terroriste vrastare Hamas”, tha kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në një deklaratë, duke falënderuar ata që u përfshinë në operacion për “veprimin e tyre të guximshëm dhe të vendosur”.
“Zemrat tona dhembin për humbjen e tmerrshme,” tha ai.
Autoritetet izraelite nuk dhanë menjëherë detaje të operacionit për gjetjen e trupave të pengjeve, por deklarata e përbashkët tha se ai ishte “mundësuar nga inteligjenca e saktë nga ISA, njësitë e inteligjencës IDF dhe Shtabi i Pengëve të Drejtorisë së Inteligjencës IDF”.
LEXONI GJITHASHTU:
Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë
Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion
Starmer ndërpret rrugëtimin si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar: Ky është fundi i udhëtimit tim politik
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës
- 17:33 Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë
- 17:23 Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion
- 17:17 Zbulohet kandidati përballë Flamur Nokës si Sekretar i Përgjitshëm për PD-në, Samir Korreshi pjesë e garës
- 17:12 Starmer ndërpret rrugëtimin si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar: Ky është fundi i udhëtimit tim politik