“U tha, jeni shkencëtarë”- Tensione në gjyqin e Mediut, avokatët debat me ekspertët
Në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion po mbahet këtë të mërkurë seanca në ngarkim të ish-ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediu, në lidhje me çështjen e Gërdecit.
Të pranishëm në sallë, krahës palës mbrojtëse dhe prokurorëve të SPAK, Klodian Braho dhe Arben Kraja, ndodhen dhe 5 ekspertë të cilët kanë përllogaritur dëmin ekonomik të shkaktuar nga shpërthimi i 15 marsit 2008.
Seanca u shoqërua me debate mes avokatëve të Mediut, Henrik Ligori dhe Ardian Visha, me prokurorët e çështjes dhe ekspertët.
Pala mbrojtëse kërkoi nga ekspertit të përcaktonin përgjegjësinë e Mediut në lidhje me dëmin ekonomik që i është shkaktuar shtetit, ndërkohë që prokurorët kërkuan që pyetjet të ishin më specifike dhe të lidheshin me materialet.
Pjesë nga debati:
Eksperti Bexhed Zeneli: E kemi të vështirë të biem dakord për çdo pyetje këtu. Nuk mundemi, është nje material dhe mbi atë material do të diskutojmë. Për të gjitha pyetjet, ne jemi gati t’i përgjigjemi qoftë me shkrim, qoftë në një moment të dytë. Tani nuk mundemi, për një material që është 500 faqe. E kemi lexuar materialin disa herë, por nuk mundemi të përgjigjemi tani. Na vini në vështirësi dhe ne.
Avokati Ardian Visha: Sugjerimi im është që ekspertët të percaktojnë metodologjinë e punës së tyre, si e kanë kryer aktin. Është e pamundur të adresojmë pyetje konkrete. Kush ka shkruar kë? Si e kanë ndarë punën? Kështu siç thotë eksperti që puna është bashkë, është e vështirë të bëjmë pyetje. Pse duhet të bëhet e vështirë një gjë që mund të jetë e lehtë?
Klodian Braho: Ne mendojmë qe të vazhdojmë me pyetjet ndaj ekspertëve. Nëse ata nuk janë në gjendje të pergjifjen sot, të marrin kohën për t’u përgjigjur në seancën e radhës.
Ardian Visha: Kjo nuk është mënyrë pune. Nëse pyetje të veçanta janë shumica, si do ndahet kjo punë?
Visha-ekspertëve: Mbi çbazë keni bërë interpretimin që shënimi i ministrit është urdhër?
Këtë strategji pyetjesh kemi berë, te përgjithshme fillmisht, e më pas do ndalemi faqe më faqe, rresht më rresht. Le ta thonë për momentin që nuk i kujtohet diçka.
Ekspertët: Nuk kemi asnjë përgjigje.
Visha: Kush prej jush ka cilësi vërtetë shkencore me titull akademik?
Ekspertët: Asnjë prej nesh.
Visha: Vlerësoni komplimentin e madh që iu bëri gjyqtarja që tha jeni shkencëtarë!
Fatmir Mediu: A mund të na thoni se në këtë akt-ekspertimi ekomoniko financar, cilat janë përgjegjësitë e ministrit? Kush është dëmi ekonomik nga urdhrat e ministrit? Çfarë ka bërë ministri që ka sjellë dëm ekonomik, me urdhrat, aktet, shënimet…? Ku është përgjegjësia e ministrit në këtë akt ekspertimi? Çfarë dëmi financiar i ka shkaktuar buxhetit të shtetit? Besoj e kanë dijeninë e aktit.
Klodian Braho: Ne do kërkojmë qe pyetjet të ishin konkretisht pyetje-përgjigje që jane në aktin e ekspertimit. Pyetja duhet të jetë më specifike (në faqen kaq, pyes për këtë).
Mediu: Ne këtu nuk bejmë pyetjen e prokurorit. Ju duhet të na kishit thënë kush janë përgjegjësitë e ministrit? Ju nuk e keni bërë në asnjë nga aktet e deri tanimshme. Unë duhet të di ku është përcaktuar përgjegjësia ime.
Ekspertët: Nuk mund të flasim, na ndihmoni. Në një seancë tjetër na janë bërë 200 pyetje dhe ne kemi operuar në të njëjtën menyrë. Ne nuk po vëmë kusht për pyetjen, por duhet të na jepet mundësia, që në një material 100 faqe të gjejmë sqarimin. E kemi të vështirë, materiali është shumë voluminoz. Nuk mund të flasim secili, e kemi të veshtirë.
Dita e 36-të, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës
Zjarri në Drizë dhe Peshtan vihet nën kontroll pas mbi 9 orësh operacion, u evakuuan përkohësisht 7 familje
“Mund të anulohet samiti i NATO-s në Shqipëri në 2027 prej buxhetit?” Profesor Shala jep shpjegimin
- 22:10 Dita e 36-të, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës
- 22:07 Zjarri në Drizë dhe Peshtan vihet nën kontroll pas mbi 9 orësh operacion, u evakuuan përkohësisht 7 familje
- 21:50 “Mund të anulohet samiti i NATO-s në Shqipëri në 2027 prej buxhetit?” Profesor Shala jep shpjegimin
- 21:41 “Arrestime, investime miliardëshe..”, gazetari: Ankaraja e blinduar për Samitin e NATO-s, Trump do pritet me një delegacion të madh
- 21:05 Riorganizimi i Qendrës së Mjekësisë Familjare, institucioni: Nuk ndryshon shërbimi për pacientët
- 21:03 Samiti i NATO-s më 7-8 korrik, Meçollari: Shqipëria nuk plotëson kriteret e NATO-s për buxhetin, harxhuam më pak