U transferua te Barcelona, reagon për herë të parë Lewandowski
Robert Lewandowski ka mbërritur në Spanjë për t’iu nënshtruar testeve mjekësore përpara transferimit të tij të shumëpritur te Barcelona.
Bayern Munich konfirmoi se ata kishin arritur një marrëveshje për të shitur sulmuesin polak.
Lewandowski ka falenderuar klubin e Bayern-it, lojtarët, tifozët dhe është shprehur se ka kaluar 8 vite të mrekullueshme në Mynih.
“Dëshiroj të falënderoj shokët e skuadrës, anëtarët e stafit, klubin dhe të gjithë ata që më kanë mbështetur gjithmonë dhe kanë bërë të mundur që ne të fitojmë trofe për FC Bayern Munich. Jam krenar për atë që kemi arritur së bashku. Mbi të gjitha, dua të falënderoj tifozët sepse jeni ju që e bëni FC Bayern Munich klubin e veçantë që është. Jam i privilegjuar që kam kaluar 8 vite të mrekullueshme me këtë klub dhe tifozët e tij dhe do të mbetet në zemrën time përgjithmonë”, u shpreh ai.
Mes Barcelonës dhe Bayern është rënë dakord për shifrën 50 milionë euro duke i dhënë fund negociatave të gjata.
Chelsea dhe Manchester United kishin kërkuar që të mbaheshin të informuar për zhvillimet në lidhje me të ardhmen e Lewandowskit, por lojtari e ka bërë të qartë prej kohësh se ai ishte i fokusuar për transferimin në Camp Nou.
Kalimi i futbollistit polak në Spanjë është cilësuar një nga marrëveshjet më të mëdha të merkatos së verës. Robert Lewandowski prezantohet këtë të dielë si sulmuesi i ri i Barcelonës.
Ish-lojtari i Bayern Munichut do t’i bashkohet brazilianit Raphinha i cili po ashtu u bë pjesë e ekipit spanjoll.
LEXONI GJITHASHTU
Alarm nga temperaturat ekstreme, ekspertët i kërkojnë FIFA-s të shtyjë ndeshjen Francë-Paraguaj
Klopp pranon ofertën, Gjermania drejt një kapitulli të ri
Zyrtare, Allegri emërohet trajner i Napolit
- 14:52 Mision shpëtimi në hapësirë, anija kozmike “Link” niset për të ngritur orbitën e teleskopit Swift që rrezikon të bjerë në Tokë
- 14:35 Alarm nga temperaturat ekstreme, ekspertët i kërkojnë FIFA-s të shtyjë ndeshjen Francë-Paraguaj
- 14:19 Ukraina dhe Moldavia hedhin një tjetër hap të madh drejt anëtarësimit në BE
- 14:03 Zbulohet një call center në Shkodër, arrestohen 4 persona. Procedohen 61 punonjës
- 13:58 Shkodër, arrestohet 16-vjeçari për grabitjen me armë të turistëve gjermanë, 1 në kërkim
- 13:50 Arrestohet komediani turk, akuzohet për fyerje të Islamit dhe presidentit Erdogan