U vra me plumb në kokë në mes të Tiranës, publikohet foto e biznesmenit të ndërtimit
Personi që shihni në foton e mëposhtme është biznesmeni Eduart Reçi, i cili mbrëmjen e së mërkurës u vra në një atentat në afërsi të banesës së tij në Tiranë.
Ngjarja e rëndë ndodhi pranë Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, në Rrugën e Elbasanit, ndërsa biznesmeni qëndronte jashtë ambienteve të një pallati, pranë një lokali. Reçi dyshohet se u qëllua nga distanca me pushkë, pasi kamerat nuk kanë arritur të filmojnë asnjë person t’i afrohet.
Familjarët e tij pretendojnë se ai nuk ka pasur konflikte me askënd, ndërkohë që grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Reçi ndërroi jetë mëngjesin e kësaj të enjteje në spital, pasi nuk i mbijetoi dot plagëve të marra nga një plumb në kokë.
Sipas informacioneve për Euronews Albania, Reçi ishte një biznesmen me origjinë nga Dibra dhe kishte ndërtuar disa pallate në kryeqytet.
Biznesmeni ishte gjithashtu një ish-punonjës i SHISH në vitin 1996.

LEXONI GJITHASHTU:
U prangos dy ditë më parë në Durrës nga BKH-ja, SPAK jep detaje nga arrestimi i Adi Çobës
Pas protestave fshihet Kremlini, reagon Ambasada Ruse në Shqipëri
VIDEO/ Momentet kur policët me rroba plazhi arrestojnë në Drimadhë Granit Pepnikën e call center-ave
- 18:51 Marrëveshja SHBA-Iran, më shumë se 640,000 libanezë të zhvendosur u kthyen në shtëpi
- 18:41 Studimi: Kafeja mund të mbrojë mëlçinë dhe të ulë rrezikun e cirrozës
- 18:14 “Nga kush distancohem prej protestave”, Flet avokat Matlija: Protagonizmi është i popullit!
- 17:56 Një javë ceremoni mortore, detaje nga ceremonia publike e lamtumirës së Khamenei
- 17:47 Shkenca dhe inovacioni në fokus, Gjirokastra pret studiues nga e gjithë bota dhe 184 punime shkencore
- 17:39 U prangos dy ditë më parë në Durrës nga BKH-ja, SPAK jep detaje nga arrestimi i Adi Çobës