U vra në atentatin në Shkodër/ Kush është viktima Armando Pali, ish-punonjës i IMT
Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur në një atentat me armë zjarri që ndodhi në një lokal pranë bashkisë së Shkodrës.
Nga breshëria e plumbave të kallashnikovit ka mbetur i vrarë Armando Pali, ndërsa në gjendje të rëndë janë plagosur Erogen Vaso (i njohur edhe si Erogen Brajoviç), një tjetër person dhe një grua.
Viktima Armando Pali ka qenë më parë anëtar i Këshillit Bashkiak të Shkodrës dhe ish-punonjës në Inspektoratin e Mbrojtjes së Territorit të qytetit ndërsa Erogen Vaso nuk është i panjohur për organet e rendit, pasi emri i tij u përmend në vitin 2023 në lidhje me grupin kriminal të Bajrave në Shkodër.

Dyshohet se Erogen Vaso ka qenë shënjestra kryesore e atentatit, ndërsa ai dhe viktima Armand Pali ndodheshin së bashku në lokal në momentin e sulmit. Gruaja e plagosur gjithashtu po pinte kafe në të njëjtin lokal.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se një person është arrestuar në lidhje me këtë ngjarje, por ende nuk është bërë e qartë nëse bëhet fjalë për autorin e drejtpërdrejtë të sulmit apo për një bashkëpunëtor.

LEXONI GJITHASHTU:
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, reagon Ambasada Gjermane në Tiranë
Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge
Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës
- 09:15 Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, reagon Ambasada Gjermane në Tiranë
- 09:09 17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit
- 09:01 Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer
- 09:00 Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit