U vra në sallën e gjyqit, nesër mbahen homazhe për gjyqtarin Astrit Kalaja

7 Tetor 2025 | 09:40

Nesër më 8 tetor do të përcillet për në banesën e fundit gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili u vra me armë zjarri në sallën e gjyqit nga Elvis Shkambi, teksa po jepte verdiktin për një konflikt pronësie.

Në njoftimin e vdekjes të gjyqtarit thuhet se Kalaja do të përcillet për në banesën e fundit në orën 16:00 në vendlindjen e tij Stom-Golem, Shkodër.

Gjithashtu nesër më datë 8 tetor 2025, ora 9:00-11:00 në ambientet e Pallatit të Kongreseve, Tiranë do të mbahen homazhet në nder të të ndjerit.

“Vizita priten në shtëpinë funerale “Alba 2000”, Rruga e Durrësit, ish Ambasada Jugosllave, Tiranë, ditën e martë, datë 7 tetor 2025 prej orës 10:00-13:00 dhe 16:00-20:00.

Ditën e mërkurë, datë 8 tetor 2025, ora 9:00-11:00 ne ambientet e Pallatit të Kongreseve, Tiranë do të mbahen homazhet në nder të të ndjerit.

Vizitat në qytetin e Shkodrës priten në shtëpinë funerale “Bushati”, ditën e mërkurë datë 8 tetor 2025 prej orës 14:00-16:00.

Përcjellja për në banesën e fundit do të bëhet në orën 16:00 në Stom-Golem, Shkodër”, thuhet në njoftimin e familjes.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026