U vra nga djali i xhaxhait, del fotoja e 36-vjeçarit që humbi jetën në Selenicë
Ky është Dalan Allaj, 36-vjeçari që u vra me armë zjarri një ditë më parë në fshatin Gjorm të Selenicës. Policia arrestoi pas 5 orësh kërkimesh autorin Bertil Allia, i cili është djali i xhaxhait të viktimës.
I arrestuari rezulton person në kërkim me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe i dënuar me 35 vite burg për vrasje.
Autori është pyetur disa herë në vendngjarje mbi motivin pse e ka vrarë kushëririn e tij por nuk ka folur. Por siç konfirmohet nuk është grindje banale e çastit, dyshohet diçka e mbartur mes tyre kohët e fundit.
Vrasja ndodhi rreth orës 20:25, kur familjarët gjetën Dalan Alliajn të plagosur me armë zjarri. Fillimisht u raportua se ai ishte plagosur rëndë dhe ishte transportuar drejt spitalit të Vlorës, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra. Motivet e kësaj ngjarjeje ende nuk dihen.
LEXONI GJITHASHTU:
Monika Kryemadhi paraqitet në GJKKO: Sot është dita e së vërtetës, do zbërthej të gjitha manipulimet
Seanca ndaj Ilir Metës, paraqitet në GJKKO avokati Bujar Musta
Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri
- 10:21 Monika Kryemadhi paraqitet në GJKKO: Sot është dita e së vërtetës, do zbërthej të gjitha manipulimet
- 10:16 Andy Burnham pranë drejtimit të Laburistëve, rivalët tërhiqen nga gara
- 10:08 Numri i të vdekurve nga tërmeti në Venezuelë arrin në 3,811
- 10:03 Gjykata e Lartë e Koresë së Jugut dënon ish-presidentin e vendit me shtatë vjet burg
- 09:55 Seanca ndaj Ilir Metës, paraqitet në GJKKO avokati Bujar Musta
- 09:48 India dhe Australia nënshkruajnë paktin për uraniumin