U zhduk teksa transportohej në Granada, gjendet nga policia piktura e Picasso-s
Policia spanjolle ka njoftuar këtë të premte se ka gjetur një pikturë e Pablo Picasso-s. Piktura mësohet se u zhduk gjatë rrugës për në një ekspozitë. Vepra “Natyrë e qetë me kitarë” e vitit 1919 me vlerë rreth 600,000 euro u zhduk në fillim të tetorit ndërsa po transportohej nga Madridi në qytetin jugor të Granadës.
Vepra e artit, e cila i përket një koleksionisti privat në kryeqytetin spanjoll, ishte planifikuar të shfaqej si pjesë e një ekspozite të re në Fondacionin CajaGranada. Por kur përmbajtja e kamionit u shpaketua më 6 tetor, kuratori vuri re se vepra e Picasso-s mungonte. Piktura e zhdukur u raportua në polici, e cila konfirmoi gjetjen e saj të premten, megjithëse nuk zbuloi se ku u gjet.
“Hetimet fillestare sugjerojnë se piktura mund të mos jetë ngarkuar në kamionin e transportit”, thuhet në një deklaratë të Policisë Kombëtare.
Fama e Picasso-s dhe shumat e mëdha që kushtojnë veprat e tij, e kanë bërë prej kohësh artin e tij një shënjestër për hajdutët në të gjithë botën. Në shkurt të vitit 2007, dy piktura të Pikasos me vlerë totale prej 50 milionë eurosh u vodhën nga shtëpia e mbesës së artistit në Paris. Dy vjet më vonë, një bllok skicash i Pikasos me vlerë më shumë se 8 milionë euro u vodh nga një muze në Paris kushtuar artistit.
LEXONI GJITHASHTU:
- Pikturat e Picasso dhe Chagall të vjedhura në vitin 2010 gjenden në Belgjikë
- Hajdutët që thyen sigurimin e Muzeut të Luvrit, vjedhja e fundit ishte në vitin 1998
Kremlini vlerëson Turqinë për ndërmjetësimin mes Ukrainës dhe Rusisë: Mirënjohës për përpjekjet për paqe
Shkarkimi i ministrit të Mbrojtjes ndez protesta në Ukrainë, qindra qytetar kundër këtij vendimi
Fitore e madhe për Sanchez dhe Puigdemont në Gjykatën e Drejtësisë të BE-së
- 13:48 Deklaratat e Paunoviq kundër Kosovës, Marta Kos: E habitshme që vazhdon të jetë ministre
- 13:32 Kremlini vlerëson Turqinë për ndërmjetësimin mes Ukrainës dhe Rusisë: Mirënjohës për përpjekjet për paqe
- 13:26 Berisha për deklaratën e ministres serbe: Kërkuam shpalljen non-grata, qeveria heshti
- 13:20 Shkarkimi i ministrit të Mbrojtjes ndez protesta në Ukrainë, qindra qytetar kundër këtij vendimi
- 13:16 Plagosja në Poliklinikën e Shkodrës, vëllai i 32-vjeçarit tentoi të vriste autorin e dyshuar, arrestohet nga policia
- 13:10 Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike