“U zumë se po më shihte”- Dëshmia tronditëse e 14-vjeçarit që vrau bashkëmoshatarin

20 Nëntor 2024 | 10:02

Thika me të cilën 14-vjeçari kreu vrasjen e bashkëmoshatarit të tij në shkollën “Fan Noli” nuk është gjetur ende. Edhe pse adoleshenti e kishte reklamuar në rrjetet sociale pas ngjarjes, hetuesit nuk kanë arritur ta gjejnë ende thikën ushtarake që u përdor për të kryer vrasjen.

Në dëshminë e dhënë para grupit hetimor, 14-vjeçari deklaroi se konflikti me viktimën kishte nisur të premten “për arsyen se ky i fundit po e shikonte”. Sipas tij, sherri vazhdoi edhe të hënën, ku të dy palët kishin thirrur shokët për të “sqaruar” situatën.

Dëshmia e autorit:

“Jemi zënë të premten sepse po më shikonte. E kishim lënë për t’u sqaruar. Pastaj jemi zënë sërish të hënën. Ai lajmëroi shokët, si dhe unë shokët e mi. Gjatë përleshjes ndodhi ajo që ndodhi.”

I pyetur nëse është penduar, 14-vjeçari nuk pranoi të përgjigjej dhe refuzoi të tregojë vendndodhjen e thikës. Ai tha vetëm se nuk e kishte futur armën në ambientet e shkollës, por e kishte fshehur diku aty pranë.

Hetimet po vijojnë për të përcaktuar nëse ka persona të tjerë të përfshirë, të cilët mund ta kenë ndihmuar duke i sjellë thikën.

Përleshja dhe pasoja tragjike

Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë një përleshjeje fizike ditën e hënë, ku autori kishte thirrur një shok të tij, nxënës i shkollës “Fan Noli”. Nga ana tjetër, viktima, Cani, kishte thirrur një shok nga shkolla “Mustafa Qemal Atatürk” në Sauk, me të cilin luante në ekipin U-15 të Dinamos. Gjatë përplasjes rreth 200 metra larg shkollës, mbeti i plagosur  edhe shoku i viktimës, ndërsa autori mori një plagë aksidentale në parakrah.

Pas ngjarjes, autori u largua me vrap drejt Pazarit të Ri, ku të njohur të tij e çuan me një makinë në një spital privat për mjekim. Policia e arrestoi në ambientet e spitalit për akuzat e vrasjes me dashje dhe armëmbajtjes pa leje.

Viktima, Cani, ndërroi jetë në Spitalin e Traumës për shkak të plagëve të marra. Ai u përcoll për në banesën e fundit një ditë pas ngjarjes tragjike, ndërsa komuniteti dhe familjarët mbeten të tronditur nga ky akt dhune mes të miturve. Ndërkohë, hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe përgjegjësitë e ngjarjes.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026