Vrau 14-vjeçarin, autori publikoi në rrjet thikën dhe dorën e gjakosur pas krimit
Një ditë pas vrasjes së 14-vjeçarit, Martin C., pranë shkollës 9-vjeçare “Fan Noli” në Tiranë, policia ka arrestuar këtë të martë autorin. Ai është moshatar i viktimës, M. P., për të cilin tashmë rëndojnë dy vepra penale: “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
Pas krimit të rëndë 14-vjeçari publikoi në rrjetin social Snapchat, një foto të tij me dorën e gjakosur, si dhe thikën me të cilën kreu vrasjen.

I plagosur, autori i krimit mori ndihmë mjekësore në një spital privat në Tiranë, ku dhe u arrestua nga policia.
Nga sherri i ndodhur të hënën, u plagos edhe i mituri tjetër me inicialet L.M., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në konfliktin direkt u përfshin 3 adoleshentë: viktima Martin C., shoku i tij L.M., që ishte nxënës në shkollën private “Mustafa Qemal Atatürk” në Sauk, dhe autori, i cili po ashtu ishte nxënës i shkollës “Fan Noli”.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë