Bjellorusia liron 250 të burgosur, Uashingtoni lehtëson sanksionet ndaj Minskut
Shtetet e Bashkuara kanë hequr sanksionet ndaj disa entiteteve bjelloruse dhe ndaj ministrit të Financave të shtetit, teksa Bjellorusia ka njoftuar për lirimin e qindra të burgosurve, përfshirë të burgosurin politik Kim Samusenko dhe gazetaren Ekaterina Andreeva.
I dërguari i posaçëm i SHBA-së, John Coale, njoftoi për lehtësimin e sanksioneve për Belinvestbank dhe Bankën për Zhvillim të Bjellorusisë, së bashku me heqjen e të gjitha sanksioneve ndaj kompanive të potasit, Belaruskali, Belarusian Potash Company dhe Agrorozkvit, pas një takimi që zhvilloi më 19 mars me udhëheqësin bjellorus, Aleksandr Lukashenko, në Minsk.
Në marrëveshje, Coale tha se 250 të burgosur që mbaheshin në Bjellorusi po liroheshin, në atë që ai e quajti “një hap të rëndësishëm humanitar dhe një dëshmi për përkushtimin e presidentit [amerikan Donald Trump] ndaj diplomacisë direkte dhe të vendosur”. Nga këta, 15 u dërguan në shtetin fqinj Lituani, ndërsa të tjerët u liruan brenda vendit.
“Kim Samusenko është i lirë!!! Detajet më vonë. Shumë faleminderit të gjithëve që mbështetën familjen tonë! Shumë faleminderit të gjitha forcave politike dhe publike demokratike që e bënë të mundur lirimin!”, shkroi në Facebook gruaja e tij, Alesya Zhitkova.
Andreeva, gazetare për Belsat, e cila u mbajt në burg për më shumë se pesë vjet për shkak se transmetoi drejtpërdrejtë shtypjen brutale policore të një tubimi paqësor të organizuar për Roman Bandarenka, i cili u vra nga forcat e sigurisë, tani ndodhej në Lituania, tha familja e saj për shërbimin bjellorus të Radios Evropa e Lirë.
Lirimi i të burgosurve është sinjali i fundit i një zbutjeje të raporteve mes SHBA-së dhe Minskut që kur Trump u rikthye në Shtëpinë e Bardhë në janar të vitit 2025.
Në dhjetor, 123 të burgosur u liruan në bazë të një marrëveshjeje që përfshiu edhe udhëheqësen e protestave të vitit 2020, Maryya Kalesnikava, laureatin e Çmimit Nobel, Ales Byalyatski, si dhe qytetarë të disa shteteve të tjera.
Bjellorusia ka qenë subjekt i sanksioneve të ashpra perëndimore që u vendosën pas bashkëpunimit të Minskut me Rusinë sa i përket pushtimit të Ukrainës më 2022 dhe shtypjes brutale të shoqërisë civile, pasi udhëheqësi autoritar Lukashenko shpalli fitoren në zgjedhjet e vitit 2020, votime të cilat shumë shtete perëndimore i kanë cilësuar si të “manipuluara”.
Edhe pse Bjellorusia ka kryer një seri lirimesh të të burgosurve, qindra persona – shumë prej të cilëve klasifikohen si të burgosur politikë – mbeten prapa grilave, sipas grupit të të drejtave të njeriut Vyasna.
Meteorologia paralajmëron rikthimin e vapës ekstreme: Ja dita kur temperaturat do të arrijnë 42°C
Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
- 10:04 Arrestohen në Zubin Potok dy serbë të dyshuar për krime lufte kundër civilëve shqiptarë
- 09:47 Tërmeti me magnitudë 7.1 ballë godet ishullin Kyushu në Japoni, lëshohet paralajmërim për cunami
- 09:36 Meteorologia paralajmëron rikthimin e vapës ekstreme: Ja dita kur temperaturat do të arrijnë 42°C
- 09:32 SHBA rishikon praninë ushtarake në Evropë, Trump kërkon më shumë përgjegjësi nga NATO
- 09:27 Publikohen audiot konfidenciale, Joe Biden dëgjohet duke pranuar mbajtjen e dokumenteve të klasifikuara
- 09:09 Koreja e Jugut propozon ligj të posaçëm: Jo armë bërthamore, por nëndetëse me energji atomike