Uashingtoni përshëndet vendimin e Kosovës për pranimin e të dëbuarve nga SHBA
Shtetet e Bashkuara kanë mirëpritur bashkëpunimin me Kosovën për pranimin e shtetasve të vendeve të treta, të dëbuar nga territori amerikan.
Të enjten, një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit tha për Radion Evropa e Lirë (REL) se SHBA-ja i është “mirënjohëse partnerit tonë, Kosovës, për pranimin e shtetasve të vendeve të treta të dëbuar nga Shtetet e Bashkuara”.
“E mirëpresim bashkëpunimin për këtë përparësi kyçe të administratës Trump”.
Zëdhënësi nuk pranoi të përgjigjej në pyetjet specifike se pse u zgjodh Kosova, cilat kritere po përdoren për përzgjedhjen e imigrantëve, apo nëse Kosova do të marrë mbështetje ose stimuj në këmbim të pjesëmarrjes në këtë marrëveshje. Departamenti i Shtetit i referoi pyetjet e mëtejshme Qeverisë së Kosovës.
Qeveria në detyrë e Kosovës njoftoi të mërkurën se ka vendosur që të ofrojë mbrojtje të përkohshme për 50 persona nga shtetet e treta, në kuadër të bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara.
“Personat subjekt të këtij vendimi, gjatë kohës së qëndrimit në Republikën e Kosovës, do të veprojnë në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe do të gëzojnë të drejtat e përcaktuara me legjislacionin në fuqi”, njoftoi ekzekutivi në detyrë, pasi mbajti një mbledhje elektronike më 11 qershor.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se qëndrimi i deri në 50 personave në vend – të cilët më pas do të kthehen në vendet e tyre të origjinës – do të menaxhohet dhe koordinohet nga Ministra e Punëve të Brendshme.
Përmes një postimi në X, pas marrjes së këtij vendimi, Kurti shtoi se autoritetet kosovare do të punojnë “në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet përkatëse amerikane gjatë gjithë procesit”.
Deçan, 56-vjeçari humb jetën nga të shtënat me armë zjarri, dyshohet se u qëllua nga djali i tij
BE ndaj institucioneve të Kosovës: Ndaleni menjëherë rrënimin e villave në Ujman!
Haxhiu dekretoi largimin e 20 prokurorëve serbë, reagon Ambasada e SHBA-së në Prishtinë
- 18:10 57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale
- 18:04 “Reshje dhe shtrëngata të forta të premten”, Bashkia Himarë del me njoftim zyrtar
- 17:55 Trump: SHBA do ta mbajë Iranin përgjegjës nëse Huthitë sulmojnë anijet
- 17:47 Ismail Shehu zgjidhet nga Kuvendi si kryetar i Komisionit të Prokurimit Publik
- 17:36 Nafta kalon 100 dollarë për fuçi, tensionet në Lindjen e Mesme tronditin tregjet
- 17:34 Egnatia barazon 3-3 me Celjen, gjithçka e hapur për sfidën e kthimit në Slloveni