Udhëheqësi suprem i Iranit paralajmëron Trump: Do të rrëzohesh si Faraoni dhe Nimrodi

12 Janar 2026 | 08:45

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei, i është përgjigjur deklaratave të presidentit amerikan, Donald Trump. Në një postim në X, ai tha se presidenti amerikan do të rrëzohet si Faraoni, Nimrodi, Reza Khani, Mohammad Reza dhe të tjerë.

“Ai zotëri që rri aty me arrogancë dhe krenari, duke gjykuar të gjithë botën, duhet ta dijë gjithashtu se zakonisht despotët dhe njerëzit arrogantë të historisë, si Faraoni, Nimrodi, Reza Khani, Mohammad Reza dhe të tjerë si ai, janë rrëzuar pikërisht kur ishin në kulmin e krenarisë së tyre. Edhe ky do të ketë të njëjtin fat dhe do të rrëzohet,” shkroi ai.

Kujtojmë që Presidenti Donald Trump tha se ushtria amerikane po shqyrton “opsione shumë të forta” në Iran, ndërsa thuhet se në protestat antiqeveritare janë vrarë mbi 538 persona.

“Po e vlerësojmë shumë seriozisht këtë. Ushtria po e shqyrton këtë dhe po vlerësojmë disa mundësi shumë të forta. Do të marrim një vendim,” tha Trump.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tragjedia e tërmetit në Venezuelë, shkon në 2,645 numri i viktimave! Presidentja nderon ekipet e huaja të kërkim-shpëtimit

Presidentja e përkohshme e Venezuelës, Delcy Rodriguez, të premten u dha medalje heroizmi ekipeve të huaja të kërkim-shpëtimit që punuan në vend pas tërmetit. Rodriguez...
11:06 | 04/07/2026

Gjermania zhvillon bisedime urgjente me ambasadorin kinez lidhur me raportin se Kina po stërvit ushtarë rusë

Gjermania kërkoi bisedime urgjente me ambasadorin kinez lidhur me raportet se Kina po stërvit ushtarë rusë, tha një zëdhënës i ministrisë së jashtme, duke konfirmuar...
10:56 | 04/07/2026

Ministri i Jashtëm i Iranit konfirmon se Izraeli planifikoi të vriste negociatorët e Teheranit gjatë bisedimeve për paqe

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, ka konfirmuar raportet e medias se zyrtarët në Uashington besojnë se Izraeli mund të jetë përpjekur të vrasë negociatorët...
10:54 | 04/07/2026