Udhëheqësit separatistë në Ukrainë në mobilizim të plotë ushtarak

19 Shkurt 2022 | 09:13

Udhëheqësit separatistë të mbështetur nga Rusia në Ukrainën lindore shpallën një mobilizim të plotë ushtarak të shtunën, një ditë pasi urdhëruan gratë dhe fëmijët të evakuoheshin në Rusinë jugore.

Denis Pushilin, kreu i Republikës së vetëshpallur Popullore të Donetskut, tha në një deklaratë se ai kishte nënshkruar një dekret për mobilizimin dhe u bëri thirrje burrave  të mbajnë një armë në duart e tyre dhe të paraqiten në komisariatet ushtarake.

Një tjetër udhëheqës separatist, Leonid Pasechnik, nënshkroi një dekret të ngjashëm për Republikën Popullore të Luhanskut.

Autoritetet separatiste njoftuan të premten planet për të evakuuar rreth 700.000 njerëz, duke përmendur frikën e një sulmi të afërt nga forcat ukrainase – një akuzë që Kievi e mohoi kategorikisht.

Ushtria ukrainase tha të shtunën se kishte regjistruar 12 shkelje të armëpushimit nga separatistët pro-rusë në Ukrainën lindore në mëngjes.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Eksperti: Po lind “NATO 3.0”, Turqia po fiton peshë strategjike

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, eksperti dhe gazetari Egon Loli komentoi Samitim e NATO-s në Turqi ku tha se deklaratat e presidentit...
22:32 | 07/07/2026

Izraeli propozim për një tubacion që anashkalon Ngushticën e Hormuzit

Varësia e vendeve të Gjirit nga dërgesat e naftës përmes Ngushticës së Hormuzit mund të reduktohet ndjeshëm nga ndërtimi i një tubacioni që lidh Gjirin me...
21:37 | 07/07/2026

Danimarka i përgjigjet Trumpit: Grenlanda nuk është në shitje

Kryeministrja daneze Mette Frederiksen tha sot se pret që aleatët e vendit të saj në NATO të respektojnë sovranitetin e saj kombëtar dhe të pranojnë që Groenlanda nuk është...
21:32 | 07/07/2026