UEFA dënon Anglinë, luan pa tifozë kundër Shqipërisë
Kombëtarja e Anglisë do të jetë e detyruar që të luajë një ndeshje me dyer të mbyllura si ndëshkim për sjelljen e tifozëve gjatë finales së Euro 2020 në stadiumin Wembley.
UEFA gjithashtu ka vendosur një gjobë prej 100 mijë euro për thyerjen e disiplinës gjatë finales me Italisë, e cila përfundoi me penallti.
Tifozët u përleshën me policinë në përpjekje për të hyrë me forcë në stadium në ndeshjen e luajtur më 11 korrik.
Qindra prej tyre arritën të hynin edhe pse nuk ishin të pajisur me biletë.
Anglia do të luajë më 12 nëntor ndaj Shqipërisë, ndeshje që pas vendimit të UEFA-s do të duhet ta zhvillojë pa praninë e tifozëve.
Sipas hetuesve të UEFA-s ka pasur një operacion sigurie jo efektive për finalen e parë të madhe të Anglisë që prej 1966.
Gjithashtu Anglia mund të dënohet dhe një tjetër ndeshje për të luajtur pa tifozë por që do të mbetet e pezulluar për dy vite.
Federata angleze e futbollit edhe pse e ka cilësuar zhgënjuese vendimin, ka theksuar se i prisnin pasojat.
Imazhet e pakëndshme të finales së Euro 2020 kanë vënë në pikëpyetje aftësitë e FA për të organizuar Kupën e Botës 2030.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania