UEFA do vendosë sot për incidentet në ndeshjen Rumani-Kosovë
20 Shtator 2023 |
13:59
UEFA do vendosë sot për incidentet që ndodhën në ndeshjen mes Rumanisë dhe Kosovës.
Loja mes dy kombëtareve u ndërpre për afro 50 minuta për shkak të thirrjeve të tifozëve rumunë “Serbia, Serbia” dhe për shkak të parullës me mbishkrimin “Kosova është Serbi”.
Për këtë arsye, gazeta rumune “Fanatik” mëson se UEFA do të vendosë sot se çfarë dënimi do t’ia japë Federatës Rumune të Futbollit, raporton Gazeta Express.
Rumania e fitoi 2:0 lojën me Kosovën, e vlefshme për kualifikimet e Euro 2024.
Rumunët mund të dënohen me dy ndeshje pa praninë e shikuesve, kundër Andorrës më 15 tetor dhe ndaj Zvicrës më 21 nëntor. Gjithashtu, Federata Rumune mund të gjobitet edhe me para.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta