UEFA jep 10 mln euro për klubet ruse të përjashtuara, Kievi akuzon Ceferinin
UEFA ka dhënë mbi 10 milionë euro në formë fondesh solidariteti për klubet ruse të përjashtuara nga garat evropiane pas pushtimit të Ukrainës, ndërkohë që klubet ukrainase nuk kanë përfituar asnjë mbështetje. Ky vendim ka shkaktuar reagime të ashpra në Ukrainë dhe kritika ndaj kreut të UEFA-s, Aleksander Ceferin.
Sipas një raportimi të The Guardian, institucionet futbollistike ruse kanë marrë përkatësisht 3.3 milionë euro në sezonin 2022–2023, 3.38 milionë në 2023–2024 dhe 4.22 milionë euro për sezonin 2024–2025 një total prej mbi 10.8 milionë euro. Paratë janë pjesë e një skeme të UEFA-s për mbështetjen e akademive të futbollit për klubet që nuk marrin pjesë në garat evropiane.
Ndryshe nga klubet ruse, pesë klube ukrainase përfshirë Chornomorets dhe Real Pharma nga Odessa, Metalurg Zaporizhia, Phoenix Mariupol dhe Metalist 1925 Kharkiv nuk kanë marrë asnjë pagesë. Këto klube kanë nisur një letër zyrtare drejtuar presidentit të UEFA-s, duke e cilësuar situatën si “jashtëzakonisht të pazakontë” dhe “të papranueshme”.
Në letrën e cituar nga gazeta britanike thuhet se UEFA ka justifikuar mosdhënien e fondeve me kufizime bankare në Zvicër, për shkak të statusit të Ukrainës si “zonë konflikti”.
“E gjithë Ukraina është nën agresion të hapur ushtarak nga Rusia. Ndërsa klubet ruse marrin fondet pa pengesa, klubet tona janë të përjashtuara nga mbështetja që na takon me të drejtë,” thuhet në letrën e klubeve ukrainase.
Autoritetet sportive në Ukrainë kërkojnë sqarim publik dhe shpjegime zyrtare nga UEFA, ndërkohë që presioni mbi institucionin evropian të futbollit dhe kreun e saj duket se po rritet.
LEXONI GJITHASHTU:
Hakan Fidan pas takimeve me zyrtarët e BE-së: Turqia synon anëtarësimin në SEPA
Kryebashkiakut të Kuçovës nuk i hiqet mandati, Celibashi: Ligji i dekriminalizimit nuk gjen zbatim në rastin e Kreshnik Hajdarit
Vrasja e dhëndrit, Gjykata e Lartë prish dënimin me burgim të përjetshëm për Mexhit Picarin
- 12:18 Protestuesit sulmojnë me vezë dhe shishe makinën e Peleshit kur del nga Parlamenti, kthehet mbrapsht
- 12:09 Balla protestuesve: Pak ditë na ndajnë nga koha e dialogut me ju
- 12:01 Shtëpia e Bardhë jep “dritën jeshile” për praninë e përhershme të trupave amerikane në Poloni
- 11:56 Me zhvendosjen e protestuesve shtohen forcat e policisë, ndërhyn FNSH, çahet kordoni i sigurisë
- 11:51 Përplasjet në protestën para Parlamentit, reagon Rama
- 11:48 Protesta zhvendoset drejt Ministrisë së Brendshme, përplasje të forta me policinë, bllokohet rruga