Uellsi i mohon festën Zvicrës, goli i Moore u hedh poshtë shpresat për tre pikë

12 Qershor 2021 | 17:57

Uellsi arriti t’i marrë Zvicrës një barazim 1-1 falë një goli të realizuar nga sulmuesi i saj Kieffer Moore.

Një përballje që në pjesën e parë u duk se po shkonte tërësisht në favor të zviceranëve u diktua tejmase nga zëvendësimi i Xherdan Shaqirit pak minuta pasi Breel Embolo kishte realizuar golin e parë.

Trajneri Vladimir Petkoviç hodhi në fushë Denis Zakarian, i cili përgjithësisht angazhohet si mesfushor i tërhequr.

Me këtë ndryshim Zvicra luajti më pak përpara duke u kthyer kryesisht në mbrojtje dhe në këtë mënyrë i dha mundësi Uellsit që të merrte më tepër besim.

Besimi u konkretizua pas një goditjeje dënimi ku krosimi i Morrell gjeti të pamarkuar Moore.

Pas realizimit të golit, Zvicra doli përpara. Gavranovic zëvendësoi Seferovicin, mirëpo një gol që ai realizoi në minutën e 84-ët ishte në pozicion jashtë loje.

Pas këtij barazimi Zvicra duhet të mendojë më mirë për ndeshjen tjetër që është kundër Italisë, kjo e fundit fitoi 3-0 ndaj Turqisë të premten.

Grupi A kryesohet nga Italia (3 pikë), Zvicra (1 pikë), Uellsi (1 pikë), Turqia (0 pikë).

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Italia çon trofeun në shtëpi, pritje spektakolare për fituesin e Euro 2020

Italia dërgon trofeun europian në Romë. Pas triumfit në finale me Anglinë në Londër, italianët kanë marrë rrugën për në shtëpi. Të shumtë kanë qenë...
19:10 | 12/07/2021

Vendet europiane mbështesin Italinë përballë Anglisë në finalen e Euro 2020

Anglia dhe Italia janë dy superfuqi në futboll, duke pasur kampionatet më të ndjekura dhe më të dashura për tifozët, por në anën tjetër edhe...
21:02 | 10/07/2021

Anglia kërkon të fitojë trofeun e parë në një kampionat evropian

Për herë të parë në histori, Anglia do të luajë një finale të një kampionatin evropian e fati i ka buzëqeshur britanikëve, që do të...
21:30 | 09/07/2021