Ujë të pijshëm nga Jugu drejt Italisë, çfarë përfiton Shqipëria nga projekti
Transport i ujit të pijshëm nga Shqipëria e jugut drejt Italisë. Ky projekt i lançuar që vite më parë mes dy vendeve, në kohën e qeverisë “Nano” duket se po rikthehet sërish në skenën politike mes dy vendeve.
Tashmë pala italiane ofron rreth tij të dhëna konkrete për koston dhe fizibilitetin e tij. Ndërsa mësohet se presidenti i Rajonit të Puglias, Mikele Emiliano i ka shkruar edhe një letër kryeministrit shqiptar Edi Rama në të cilën i shpreh interesin mbi këtë projekt.
Në një intervistë për Euronews Albania, Sergio Fontana, president i Konfindustrisë Puglia-Shqipëri tregoi detaje nga projekti që pritet të sjellë përfitime të mëdha ekonomike për zonën.
“Shqipëria do të ketë mundësi që ari blu të mos shpërdorohet, por të shitet në kushte që do përcaktohen nga dy qeveritë. Për më tepër do ketë vende pune për shqiptarët që do të kenë një mundësi më shumë për të punuar në ndërtimin dhe mirëmbajtjen e strukturës. Gjithashtu, kur bëhet fjalë për marrëdhëniet Shqipëri-Itali ka edhe interesa ekonomikë, por marrëdhëniet tona shkojnë përtej ekonomisë, mund të përmend rastin e tërmetit kur ne iu gjendëm pranë dhe rastin e COVID kur ju na erdhët në ndihmë”, tha Fontana.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit