Ujësjellësit me borxhe, faturat e pashlyera për energjinë arrijnë 187 mln euro
187 mln euro është fatura e papaguar e energjisë, që ujësjellësit në vend kanë si detyrim ndaj OSHEE. Fatura është rritur këtë vit, me 27 mln euro për shkak të paaftësive paguese të shumë ndërmarrjeve në vend.
Të dhënat dalin nga Enti Rregullator i Ujit, në raportin e fundit, ndërsa shifra është më e larta e regjistruar, që nga viti 2010, kur faturat e papaguara ishin rreth 20 mln euro.
Janë 6 ndërmarrje që kryesojnë listën e debitorëve
Durrës, Vlorë, Patosi, Kavaja, Kurbini dhe Kruja kanë në total 65% të borxheve për energjinë.
Në rekomandimet që ERRU jep për të përmirësuar situatën bëjnë pjesë hapa që duhet të ndërmerren sa i takon rritjes së eficiencës së energjisë.
Për secilën shoqëri ERRU rekomandon që të merren studime dhe të analizohet efikasiteti i përdorimit të energjisë.
Enti thekson gjithsesi se për çdo shoqëri duhet të ketë analizë të veçante, ndërsa mbulimi i kostove mund të bëhet edhe duke rishikuar tarifat.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë