Ukraina dhe Rusia këmbejnë të burgosur të luftës

24 Gusht 2024 | 15:34

Ukraina dhe Rusia i kanë këmbyer qindra të burgosur të luftës të shtunën, në ditën kur Kievi po e shënon Përvjetorin e Pavarësisë.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se 115 të burgosur ukrainas u liruan në marrëveshjen e këmbimit me Rusinë.

“Edhe 115 mbrojtës tanë janë kthyer në shtëpi sot. Ata janë luftëtarë nga Garda Kombëtare, Forcat e Armatosura, Marina, dhe Shërbimi Kufitar Shtetëror”, tha Zelensky në X.

“Ne i kujtojmë të gjithë. Ne po i kërkojmë ata dhe po bëjmë përpjekje për t’i kthyer në shtëpi”, shtoi ai.

Ukraina tha më herët se ushtarët rusë të zënë rob në rajonin Kursk të Rusisë do të përdoreshin për “këmbim” për lirimin e trupave ukrainase të kapur nga Rusia, shkruan REL.

Instituti amerikan për Studimin e Luftës vlerëson se, bazuar në deklaratat e zyrtarëve ukrainas, më shumë se 2.000 ushtarë rusë janë kapur gjatë javës së parë të inkursionit të Ukrainës në rajonin rus.

Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se 115 trupa të saj u liruan në këmbim të lirimit të numrit të njëjtë të të burgosurve ukrainas.

Sipas saj, këmbimi i tyre u ndërmjetësua nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Sipas Kombeve të Bashkuara, shumica e të burgosurve ukrainas të luftës përballen me neglizhencë mjekësore, me keqtrajtime të mëdha dhe sistematike dhe madje edhe me torturim në burg.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara

Presidenti amerikan, Donald Trump do të mirëpresë homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelenskyy dhe kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë të marten. Një...
21:00 | 27/07/2026

Kryeministri irakian urdhëron hetim lidhur me akuzat e Arabisë Saudite për sulm me dronë

Kryeministri irakian Ali al-Zaidi u ka urdhëruar autoriteteve të sigurisë të hetojnë pretendimin e Arabisë Saudite se dronët që synojnë mbretërinë janë lëshuar nga territori...
20:23 | 27/07/2026

Pashinyan bisedë telefonike me Putin, kërkon zgjidhje lidhur me kufizimet ruse mbi eksportet armene

Kryeministri armen Nikol Pashinyan i kërkoi presidentit rus Vladimir Putin gjatë një telefonate të hënën që të ndihmonte në zgjidhjen e një mosmarrëveshjeje mbi kufizimet...
19:59 | 27/07/2026