“Ukraina duhet të zhduket”, Musk refuzon të fshijë postimin e Medvedev në Twitter 

10 Prill 2023 | 13:19

Pronari i kompanive Tesla dhe Twitter, Elon Musk, ka refuzuar të fshijë postimin në Twitter të zëvendëspresidentit të Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitry Medvedev, në të cilin ai ka deklaruar në disa pika “pse askush nuk ka nevojë për Ukrainën”.

Siç raporton TASS, një nga përdoruesit e Twitter-it tërhoqi vëmendjen e Musk me postimin e Medvedev të shtunën, ku miliarderi amerikan u përgjigj se të gjitha lajmet janë “në një farë mase propagandë” dhe se njerëzit duhet të marrin vendimet e tyre.

Musk deklaroi se platforma e tij nuk synon të kufizojë ose promovojë llogaritë e zyrtarëve të qeverisë ruse.

Në prill të vitit të kaluar, Twitter njoftoi se llogaritë e afërta me autoritetet shtetërore do të bllokoheshin nga ai rrjet, pasi ata dyshohet se “kufizojnë internetin e hapur”.

Medvedev shkroi në Twitter dy ditë më parë se askush nuk ka nevojë për Ukrainën dhe kjo është arsyeja pse ajo do të zhduket.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur

Ushtria e Kolumbisë njoftoi se kishte liruar 39 persona të rrëmbyer nga ELN,  grupi më i vjetër rebel në Amerikë, në një zonë të largët në veriperëndim....
09:51 | 15/07/2026

Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja

Kryeministri Benjamin Netanyahu do të fluturojë për në Uashington të shtunën në mbrëmje dhe do të marrë pjesë në funeralin e senatorit të ndjerë Lindsey...
09:46 | 15/07/2026

SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian

Departamenti i Shtetit i SHBA-së njoftoi se ka vendosur sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian. Sipas njoftimit, masat...
09:36 | 15/07/2026