English

Ukraina feston pavarësinë, Zelensky akuza Rusisë: Gjyq publik robërve të luftës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ukraina po përgatitet të celebrojë të mërkurën e 24 gushtit pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik, e ndodhur në vitin 1991. Kjo datë shënon edhe 6 muajt e parë që kur Moska pushtoi vendin.

- Advertisement -

Në fjalimin e së djelës, presidenti Volodymyr Zelensky paralajmëroi se Rusia po përgatitet të gjykojë robërit e luftës në një proces publik pikërisht në ditën e pavarësisë.

“Nëse ky gjyq i neveritshëm mbahet, nëse qytetarët tanë gjykohen në shkelje të të gjitha marrëveshjeve dhe ligjeve ndërkombëtare, atëherë do të ketë abuzime. Kjo do të shënojë një vijë përtej së cilës negociatat janë të pamundura. Rusia do të dalë vetë nga bisedimet. Nuk do të ketë më dialog, shteti ynë ka thënë gjithçka”, u shpreh Volodymyr Zelensky, president i Ukrainës.

Ndërkohë, presidentët Biden dhe Macron, si dhe kryeministri britanik Johnson bënë thirrje për kufizimin e veprimeve ushtarake përreth impiantit bërthamor të Zaporizhias dhe lejimin e një misioni të OKB-së.

Ndërsa kancelari gjerman, Olaf Scholz deklaroi të dielën se vendi i tij do vazhdojë të mbështesë Ukrainën dhe se sanksionet ndaj Rusisë do vijojnë.

“Qeveria ruse duhet ta kuptojë se nuk do t’u shpëtojë sanksioneve vetëm duke pritur që rrethanat të ndryshojnë sërish. Kjo do të ishte e mundur vetëm në kontekstin e një marrëveshjeje të drejtë me Ukrainën. Dhe një situatë paqësore do të arrihet kur Putin të jetë përgatitur për ta pranuar këtë”, tha Olaf Scholz, kancelar i Gjermanisë.

Por një grup aktivistesh bastisën eventin që po mbahej në një park të Berlinit, për të kërkuar embargon e gazit. Dy aktiviste gjysmë të zhveshura dhe me shkrime në trup iu afruan kancelarit Scholz para se të ndaloheshin nga agjentët e sigurisë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×