Ukraina: Kemi nën kontroll 100 vendbanime ruse ndërsa inkursioni në Kursk vazhdon

27 Gusht 2024 | 20:40

Ukraina po vazhdon ofensivën e saj në territorin e Kurskut të Rusisë, tha komandanti i lartë ushtarak i Kievit.

Sipas mediave të huaja, Gjenerali Oleksandr Syrskyi thotë se trupat ukrainase kontrollojnë 1,294 km katrorë (500 milje katrore) të territorit rus dhe 100 vendbanime. Rreth 594 ushtarakë rusë u kapën robër, shton ai.

Javën e kaluar, presidenti Zelensky tha se Ukraina kontrollonte më shumë se 1250 km katror të territorit rus.

Duke folur përmes lidhjes video në TV ukrainas, Syrskyi thotë se një nga objektivat e inkursionit të Ukrainës në Kursk ishte “të shpërqendronte një numër të konsiderueshëm trupash armike nga zona të tjera”, si Pokrovsk dhe Kurakhove në Donbas dhe ai u arrit me sukses.

Ai shton se Rusia ishte e vetëdijshme për këtë objektiv dhe po “përqendron njësitë e saj më të gatshme luftarake në zonën e Pokrovsk”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës

Spanja eliminoi Francën në gjysmëfinale të Kupës së Botës. “Furia e Kuqe” mposhti “Gjelat” me rezultat 0-2 për të siguruar biletën për finalen e madhe,...
08:37 | 15/07/2026

Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)

Një person ka vdekur dhe  dy të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi një varkë lundruese trekatëshe me 19 persona në bord u përmbys pranë ishullit...
08:31 | 15/07/2026

Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj

Autoritetet spanjolle kanë njoftuar se shtatë britanikë janë midis 12 të huajve të vrarë në zjarret në Spanjën jugore. Zyrtarët thanë se 12 nga 13 viktimat ishin...
08:28 | 15/07/2026