Ukraina konfirmon pushtimin e Lysychansk nga forcat ruse
Trupat ruse pretendojnë se kanë arritur të marrin kontrollin e qytetit strategjik kyç të Lysychansk në Ukrainën lindore.
Fitorja e tyre në këtë qytet duket se konfirmohet edhe nga një tërheqje e forcave ukrainase. Tërheqja e Kievit pason disa javë luftimesh të ashpra dhe shënon një përparim vendimtar për forcat e Moskës pas më shumë se katër muaj që nga nisja e pushtimit.
Lysychansk ishte qyteti i fundit i madh në zonën e Luhanskut të rajonit lindor të Donbasit që ndodhej ende në duart e Ukrainës dhe pushtimi i tij ndihmon forcat e Moskës për të avancuar në Kramatorsk dhe Sloviansk në Donetsk fqinj.
Goditja ndaj rezistencës ukrainase erdhi pasi kryeministri australian, Anthony Albanese, të dielën premtoi mbështetje të mëtejshme ushtarake gjatë një takimi me Presidentin Zelenskiy në Kiev i cili ka pranuar se trupat ruse po avancojnë.
“Ekziston risku që rajoni i Luhanskut do të pushtohet plotësisht. Rreziqe të tilla janë kuptuar nga ne”, konfirmon Zelensky.
Kryeministri i Australisë vizitoi më parë Irpin, një nga qytetet e shkatërruara nga lufta në rajonin e Kievit. Ai tha se ishte “e tmerrshme të shihje ndërtesa banimi të shkatërruara nga bombardimet duke i cilësuar aktet krime lufte”.
LEXONI GJITHASHTU:
- Beteja për Lysychansk, rusët dhe ukrainasit pretendojnë kontrollin e qytetit
- Rusia pretendon se forcat e saj kanë nën kontroll rajonin e Ukrainës Lindore
Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake
Zjarr masiv në Norvegji, digjen 50 banesa (VIDEO)
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona
- 21:00 Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake
- 20:50 Mori me forcë xhiron ditore në një dyqan, arrestohet 37-vjeçari në Durrës (VIDEO)