Ukraina: Mbi 1.400 afrikanë nga dhjetëra vende po luftojnë për Rusinë
Mbi 1.400 qytetarë nga mbi 30 shtete afrikane po luftojnë përkrah forcave ruse në Ukrainë, tha të premten ministri i Jashtëm ukrainas, Andriy Sybiha.
Zyrtarët ukrainas thonë se Rusia ka bërë përpjekje për ta forcuar ushtrinë në luftën kundër vendit fqinj, duke rekrutuar luftëtarë nga vende të ndryshme, shpesh përmes mashtrimit.
Sybiha tha se Rusia po josh afrikanë për të nënshkruar kontrata që i përshkroi si “barasvlershme me … një dënim me vdekje”, dhe u bëri thirrje qeverive afrikane t’i paralajmërojnë qytetarët e vet.
“Shtetasit e huaj në ushtrinë ruse kanë fat të errët”, shkroi ai në X. “Shumica e tyre dërgohen menjëherë në ato që quhen ‘sulme mishngrënëse’, ku vriten shpejt”.
Afrika e Jugut tha të enjten se do të hetojë se si 17 shtetas të saj u bashkuan me forcat mercenare, pasi këta burra kishin dërguar thirrje për ndihmë për t’u rikthyer në shtëpi.
Dhe, Kenia tha muajin e kaluar se disa nga shtetasit e saj ishin ndaluar në kampe ushtarake nëpër Rusinë, pasi pavetëdijshëm u përfshinë në konflikt.
Sybiha tha se numri i përgjithshëm i rekrutëve afrikanë mund të jetë më i madh se 1.436 të identifikuarit, që vijnë nga 36 vende, dhe se shumica e mercenarëve të huaj në duart e Ukrainës ishin kapur gjatë misionit të tyre të parë ushtarak.
Ai tha se Ukraina do të japë të dhëna më të hollësishme për vendet dhe rajonet nga të cilat Rusia ka rekrutuar trupa.
Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës
Policia shpëton dy turiste holandeze të bllokuara në Shpellën e Pëllumbasit (VIDEO)
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës