Ukraina në flakë, Moska: Po godasim objektiva ushtarakë
Djegia e depove të karburanteve është bërë e zakonshme në Ukrainë që kur Rusia e kuptoi se fitorja e luftës nuk do të ishte aq e lehtë sa mendohej.
E detyruar të ndryshonte strategji pas rezistencës së fortë të trupave ukrainase, ushtria ruse po hyn në një luftë të cilën shpreson ta fitojë me forcën e shkatërrimit.
Dhe shkatërrimi është ajo çka ekipi i Televizionit Francez zbuloi kur hyri në Bashtanka, në afërsi të Mikolaivit, pas tërheqjes së trupave ruse.
“Ishte shtëpia ime… Të gjitha shtëpitë janë shkatërruar dhe njerëzit janë larguar. Më keq s’ka ku të shkojë”, shprehet një burrë ukrainas.
Tanket ruse dhe mjetet luftarake ajrore vazhdojnë të qëllojnë raketa, që sipas tyre shkatërrojnë bazat ushtarake.
Ministria ruse e Mbrojtjes vazhdon të tregojë pamje të sulmeve me preçizion të kryera me raketa të sofistikuara.
Këtë të hënë, zëdhënësi i saj deklaroi se ushtria ruse kishte rrëzuar 19 mjete ajrore, dy prej të cilëve avionë luftarakë.
Ndërkohë, kur bëhet fjalë për numrin e viktimave paqartësia vazhdon. Në Ukrainë kryhen vazhdimisht varrime të ushtarëve të vrarë. Në Rusi po ashtu, por verifikimi i shifrave është i vështirë.
Se sa lotët dhe dhimbja e luftës do të peshojnë tek të dyja palët, kjo do të shihet në negociatat që rusët dhe ukrainasit do të rifillojnë këtë javë në Turqi.
Rrëzohet hidroavioni në SHBA, shpëtojnë 11 personat në bord (VIDEO)
Zjarret në Spanjë përfshijnë observatorin kryesor të NASA-s, evakuohet kompleksi i komunikimeve hapësinore (VIDEO)
Dy akademikë kinezë marrin për herë të parë çmimin më të lartë në matematikë për zgjidhjen e problemeve shekullore
- 16:18 “Za Fest” pushton kalanë e Rozafës, qindra artdashës në natën e dytë të festivalit
- 16:09 Hapat e parë drejt fitores, Pogradeci organizon edicionin e katërt të “Maratonës së Bebeve” (VIDEO)
- 15:51 Rrëzohet hidroavioni në SHBA, shpëtojnë 11 personat në bord (VIDEO)
- 15:38 Andrea Pirlo merr drejtimin e Italisë, “Axurrët” i besojnë legjendës misionin e ringritjes
- 15:36 Teuta nuk ndalet në merkato, zyrtarizon portierin brazilian Morales dhe sulmuesin portugez Martelo
- 15:14 FAST Albania arreston në Kavajë 26-vjeçarin e kërkuar nga Italia për trafik droge