Ukraina nis dërgimin e ndihmave ushqimore në Siri, Zelensky: U dërguan 500 ton miell
Ukraina, një prodhues dhe eksportues global i drithërave dhe farave vajore, ka dërguar grupin e parë të ndihmës ushqimore në Siri.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy njoftoi se kanë dërguar 500 tonë miell në Siri. Në postimin e tij në X, ai tha se këtë ndihmë e bëjnë për të mbështetur popullin sirian.
“500 tonë miell ukrainas u nisën për në Siri si pjesë e programit tonë të ndihmës humanitare ‘Gruri nga Ukraina’, të cilin e kryejmë në bashkëpunim me Programin Botëror të Ushqimit (WFP)”, shkroi ai.
Duke thënë se ndihma humanitare do t’u dërgohet 167 mijë njerëzve nga 33.250 familje në javët e ardhshme, Zelenskyy uroi siguri dhe stabilitet për Sirinë dhe popullin e saj.
Bëhet e ditur se pas rrëzimit të Bashar al-Assad, një aleat i ngushtë rus, Ukraina ka deklaruar se dëshiron të rivendosë marrëdhëniet me Sirinë, njoftojnë mediat e huaja.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet