Ukraina nuk e njeh Kosovën, por Prishtina i del në krah

25 Shkurt 2022 | 13:36

Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës bëri që shumica e vendeve të Evropës e botës t’i dalin në krah shtetit ukraianas. Në mesin e këtyre vendeve është edhe Kosova, edhe pse Ukraina nuk e njeh atë si shtet të pavarur.

Ky qëndrim i Kievit zyrtar nuk pritet te ndryshojë nëse i referohemi deklarimeve të ambasadorit të Ukrainës në Beograd, i cili pavarësisht situatës me Rusinë dhe faktit që Serbia si agresore në luftën e Kosovës 20 vite më parë, është aleatja e Moskës.

Megjithatë, Kosova u solidarizua me popullin ukrainas pasi i takon pjesës demokratike të botës dhe është në anen humane si shumica e vendeve që mbeshtetën edhe Kosovën kur ishte nën sulmet e shtetit serb gjatë viteve 97-99.

Rasti i Ukrainës dhe Kosovës nuk është se mund të krahasohen, marrë parasysh që e para është shtet i njohur ndërkombëtarisht dhe po sulmohet nga një shtet tjetër.

Në rastin e Kosovës, qytetarët e saj u detyruan t’i kapin armët sepse ishin viktima të represionit e shtypjes dhe po ashtu e donin shtetin e tyre të pavarur.

Kosovarët e arritën pavarësinë më 2008 me mbështetjen ndërkombëtare, por këtë status nuk e njeh Ukraina, ashtu siç nuk e njeh as sulmuesi i saj, Rusia dhe aletaja e saj, Serbia.

Drejtuesit e shtetit rus shpeshherë rastin e Kosovës e kanë përdorur si shembull që edhe dy rajonet ruse që ndodhen brenda territorit të Ukrainës meritojnë pavarësi, gjë që iu njoh ditë më parë nga Rusia.

Kjo është edhe një nga arsyet pse Ukraina vazhdon të ketë qëndrim kundër pavarësisë së Kosovës dhe po ashtu fakti që Kievi dhe Moska kanë hyrë në luftë për shkak të një territori, e bën rastin të dallueshem me rastin e Kosovës.

Kosova luftoi per territorin dhe të drejtat e saj pa ndihmën e një shteti tjetër, duke qenë e njohur si pjesë e një shteti që dikur njihej si Jugosllavi.

Megjithatë, si pasojë e luftës, masakrave e krimeve që ndodhën në Kosovë, ajo mori mbështetjen e botës demokratike, që nxiti edhe bombardimet e NATO-s kundër Serbisë.

LEXONI GJITHASHTU:

  • Për t’u njoftuar rreth zhvillimeve më të fundit lidhur me luftën në Ukrainë, klikoni këtu.
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Të shtëna me armë në qendër të Podujevës, 3 të plagosur

Tre persona janë plagosur gjatë incidentit me të shtëna me armë në qendër të Podujevës, ka konfirmuar për Euronews Albania, zëdhënësi i Policisë së Kosovës...
14:22 | 02/07/2026

Lojërat Mesdhetare, Kosova: Franca ndër aleatet kryesore në organizimin e ngjarjes sportive

Ministri në detyrë i Rinisë dhe Sportit, Blerim Gashani, ka zhvilluar një takim bilateral me Ministren franceze, Marina Ferrari, në kuadër të International Meetings on...
11:24 | 02/07/2026

Gjykata e Hagës cakton datën e vendimit për ish-krerët e UÇK-së

Trupi Gjykues në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka caktuar datën për shpalljen e aktgjykimit në çështjen gjyqësore ndaj Prokurorit të Specializuar kundër...
18:51 | 01/07/2026