Ukraina nuk gjen qetësi, sërish sulm ajror me 20 të plagosur dhe 1 fëmijë të vdekur
Të paktën 20 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e sulmeve me dronë që goditën kryeqytetin ukrainas, Kiev, mëngjesin e së enjtes. Mes viktimave raportohet edhe një fëmijë që ka humbur jetën në një nga sulmet e ndodhura në juglindje të vendit.
Sipas autoriteteve ukrainase, sulmet kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale, përfshirë ndërtesa banimi të goditura dhe ndërprerje të furnizimit me energji elektrike në disa rajone të vendit.
Në Kiev, ekipet e emergjencës kanë evakuuar më shumë se 20 persona nga një godinë 17-katëshe, ku flakët kanë përfshirë katet e gjashtë dhe të shtatë pas shpërthimeve.
Një banore e zonës, Tetiana Lemishevska, 61 vjeç, tregoi për agjencinë Associated Press për momentet e frikshme gjatë sulmit. “Të gjithë po flinin kur papritmas dëgjuam një zhurmë të mprehtë. Ishte e qartë që diçka po fluturonte. Arrita të mbuloja kokën me batanije dhe pastaj ndodhi shpërthimi xhamat u thyen dhe fluturuan deri te dera”, tha ajo.
Presidenti Volodymyr Zelenskyy deklaroi se sulmet kanë pasur në shënjestër infrastrukturën civile dhe atë energjetike, ndërsa vendi po përgatitet për përballimin e dimrit të ashpër.
Rusia nuk ka reaguar ende zyrtarisht për këto sulme, ndërsa autoritetet ukrainase paralajmërojnë për intensifikim të mundshëm të sulmeve ajrore në javët në vijim.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve
Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë
U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve
- 14:09 Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
- 13:56 Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë
- 13:37 U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet
- 13:26 Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 13:24 Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare