Sulmi ‘masiv’ rus godet rëndë infrastrukturën energjetike të Ukrainës
Rusia ka nisur një sulm masiv ajror ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës, duke shkaktuar ndërprerje të gjera të energjisë elektrike dhe ujit në kryeqytetin e Kievit dhe në qytete e tjera.
Sulmi i fundit, i zhvilluar në orët e para të mëngjesit të së premtes, ka rezultuar me të paktën tetë persona të plagosur në Kiev, ndërsa një fëmijë shtatëvjeçar ka humbur jetën në Zaporizhzhia.
Zyrtarët ukrainas konfirmojnë se objektivat kryesore ishin impiantet e prodhimit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike, si dhe disa struktura të sektorit privat. Bregu i majtë i Kievit aktualisht është pa energji elektrike, ndërsa qyteti përballet edhe me ndërprerje të furnizimit me ujë.
Ministrja e energjisë, Svitlana Grynchuk, tha se ekipet teknike po punojnë për të minimizuar pasojat dhe për të rikthyer energjinë sa më shpejt të jetë e mundur.
Presidenti Volodymyr Zelensky deklaroi se mbrojtja ajrore ka arritur të pengojë një pjesë të raketave dhe dronëve, por theksoi se sulmet ndaj infrastrukturës po bëhen gjithnjë e më të shpeshta dhe më të fuqishme.
Sipas tij, vetëm gjatë javës së fundit, infrastruktura energjetike e rajoneve Chernihiv, Sumy dhe Poltava është goditur nga mbi 1,500 sulme, prej të cilave 160 kanë pasur impakt të drejtpërdrejtë.
LEXONI GJITHASHTU:
Tymi i zjarreve në Kanada mbulon disa vende në SHBA
“Malvinas janë argjentinas”, Britania thirrje FIFA-s të hetojë Argjentinën për banderolën që shfaqën lojtarët
U vonuan për shkak të luftës me Iranin, Estonia: Armët amerikane do të mbërrijnë në muajt e ardhshëm
- 18:35 Tymi i zjarreve në Kanada mbulon disa vende në SHBA
- 18:15 “Malvinas janë argjentinas”, Britania thirrje FIFA-s të hetojë Argjentinën për banderolën që shfaqën lojtarët
- 18:00 U vonuan për shkak të luftës me Iranin, Estonia: Armët amerikane do të mbërrijnë në muajt e ardhshëm
- 17:59 Arrestohen në flagrancë dy efektivë të Komisariatit Nr. 3 në Tiranë, dyshohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre
- 17:45 Deklarata e ministres serbe, Rama: Nuk bëhemi kor histerik sa herë del një çyryk në Beograd e flet përçart
- 17:38 Rubio: SHBA do të përqendrojë përpjekjet e saj kundër terrorizmit të ekstremit të majtë