Ukraina nuk planifikon të sulmojë Rusinë, thotë Zelenski
Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski deklaroi se Ukraina nuk planifikon që të sulmojë Rusinë, por kërkon të çlirojë territoret e pushtuara nga forcat ruse.
Deklaratën, Zelenski e dha gjatë një interviste për Newsmax të martën, ku u pyet edhe për sistemin e raketave me rreze të gjata që SHBA-të do t’i dërgojnë Ukrainës.
Zelenski u shpreh i bindur se raketat do të përdoreshin për mbrojtjes e Ukrainë dhe jo për të goditur territor rus.
“Ne nuk po planifikojmë të sulmojmë Rusinë. Ne nuk jemi të interesuar për Federatën Ruse. Ne nuk po luftojmë në territorin e tyre. Ne kemi luftën në territorin tonë. Ata erdhën në vendin tonë. Ne duam të çlriojmë qytetet tona”, tha ai.
Sipas Zelenskit, Ukraina po humbet nga 60 deri në 100 ushtarë çdo ditë, për shkak të luftës me Rusinë dhe shtoi se situata në lindje të Ukrainës është shumë e vështirë, shkruan CNN.
Situata në lindje të Ukrainës është shumë e vështirë. Ne po humbasim 60 deri në 100 ushtarë çdo ditë dhe kemi rreth 500 të plagosur në luftime”, tha Zelenski.
Ai nënvizoi se Rusia ka bllokuar eksportet e grurit në portet e Detit të Zi.
“Aktualisht, 22.5 milionë tonë drithëra janë bllokuar nga Rusia. Për ta zhbllokuar, duhet të luftojmë dhe duhet të kemi armë me rreze efektive deri në 120-140 kilometra”, u shpreh presidenti ukrainas.
Zelenski dhe zyrtarë të tjerë ukrainas kanë kërkuar më ngulm armë për t’u kundërpërgjigjur ndaj bombardimeve ruse në rajonin lindor të Donbasit.
Por, presidenti amerikan Xho Bajden tha se SHBA nuk do t’i dërgojë Ukrainës sisteme raketash që mund të godasin Rusinë.
LEXONI GJITHASHTU
Presidenti i Hungarisë firmos amendamentin, i jep fund mandatit të tij
Zohran Mamdani shqyrton arrestimin e Netanyahut nëse viziton Nju Jorkun për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së
Komanda Qendrore e SHBA-së: Dy ushtarë amerikanë kanë vdekur dhe një tjetër është zhdukur pas një sulmi në Jordani
- 20:54 Presidenti i Hungarisë firmos amendamentin, i jep fund mandatit të tij
- 20:45 Zohran Mamdani shqyrton arrestimin e Netanyahut nëse viziton Nju Jorkun për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së
- 20:30 Komanda Qendrore e SHBA-së: Dy ushtarë amerikanë kanë vdekur dhe një tjetër është zhdukur pas një sulmi në Jordani
- 20:09 Aksident fatal në Korçë, 62-vjeçari humb jetën pas rrëzimit në shtëpinë e motrës
- 19:51 Zbulohet laboratori i drogës në Hagë, arrestohen 4 persona. Evakuohen dhjetëra familje
- 19:33 Dita e 49-të e protestës, qytetarët nisin marshimin nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë (VIDEO)