Ukraina për zgjedhjet ruse: Votimet në territoret e pushtuara s’ do jenë të vlefshme

10 Dhjetor 2023 | 19:21

Qeveria ukrainase e ka shpallur “të pavlefshme” çdo përpjekje të Rusisë për të mbajtur zgjedhje në territoret e pushtuara të Ukrainës. Së fundmi, datat e zgjedhjeve u caktuan për më 15 dhe 17 mars 2024.

Kievi theksoi se një lëvizje e tillë do të shkelte hapur ligjin Ukrainas dhe statutet e OKB-së.

Ministria e Jashtme bëri thirrje për vendosjen e sanksioneve ndaj organizatorëve të votimeve dhe paralajmëroi se çdo vëzhgues ndërkombëtar që do dërgohet për të monitoruar procesin do të përballet me “përgjegjësi penale”.

Rusia ka mbajtur disa herë votime në zonat e pushtuara të Ukrainës, si për shembull referendumin në shtator të 2022-shit dhe zgjedhjet lokale të 2023-shit. Të gjitha u kritikuan nga faktori ndërkombëtar dhe nuk u njohën.

Në vazhdim të zhdukjes së të kaluarës sovjetike, këshilli bashkiak i Kievit dha urdhër për çmontimin e monumentit të një komandanti të Ushtrisë së Kuqe gjatë Luftës Civile.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës

Spanja eliminoi Francën në gjysmëfinale të Kupës së Botës. “Furia e Kuqe” mposhti “Gjelat” me rezultat 0-2 për të siguruar biletën për finalen e madhe,...
08:37 | 15/07/2026

Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)

Një person ka vdekur dhe  dy të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi një varkë lundruese trekatëshe me 19 persona në bord u përmbys pranë ishullit...
08:31 | 15/07/2026

Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj

Autoritetet spanjolle kanë njoftuar se shtatë britanikë janë midis 12 të huajve të vrarë në zjarret në Spanjën jugore. Zyrtarët thanë se 12 nga 13 viktimat ishin...
08:28 | 15/07/2026